Vive La Hair

Frizer/e

	 	 

Në Vive La Hair, qëllimi ynë kryesor është që të shkojmë përtej eksperiencës së zakonshme të përkujdesjes ndaj flokëve.

Për ne, përkujdesja ndaj flokëve është një art në vetvete të cilin ne mundohemi ta kultivojmë çdo ditë bashkë me secilin klient. 

Nese jeni person kreativ, i/e motivuar për zhvillim të karrierës si dhe nëse përkujdesja ndaj flokëve për ju është më tepër një art se sa një detyrë, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë. 

Kandidati apo kandidatja ideal/e duhet të ketë:

  • Së paku 3-4 vite përvojë pune si frizer/e 
  • Aftësi të mira komunikuese me klient dhe aftësi të punës në ekip 
  • Motivim dhe përkushtim ndaj zhvillimit personal në profesion si dhe mirëmbajtjes së sallonit. 

Duke qenë ende në fillimet tona, kërkojmë persona të përgjegjshëm si dhe në këmbim ofrojmë shumë mundësi për avansim brenda sallonit. 

Lusim të gjithë të interesuarit që të na kontaktojnë përmes email-it apo rrjeteve sociale, duke dërguar shprehje të interesit apo CV (e preferueshme) në: info@vivelahair.com Vivelahair (Facebook dhe Instagram)

Shikime 938
Kategoria Të tjera
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC