Swiss Diamond

Vende të lira të punës (6)

	 	 

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “Swiss Diamond Hotel”, shpallet:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

  1. Recepcionist             (femra / meshkuj)
  2. Kamariere                                     (femra)
  3. Banakiere             (femra)
  4. Kuzhinier             (femra / meshkuj)
  5. Agjent për marketing dhe shitje (femra / meshkuj)
  6. Koordinator për marketing dhe evente (femra / meshkuj)

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë profesionale:

  1. Për pozitën nën pikën 1 nevojiten këto kushte: arsimi i lartë profesional në fushën hotelerisë, ekonomisë, biznesit ndërkombëtar apo të ngjashme; nuk është e domosdoshme përvoja e punës në hoteleri / mikpritje; shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën angleze (kusht i detyrueshëm); aftësi të mira kompjuterike nga fusha e IT; shkathtësi për paraqitje të këndshme dhe të kulturuar; shkathtësi për të mësuar, i interesuar dhe entuziast për punë; i ndershëm, i dëgjueshëm, fleksibil dhe me qasje diplomatike ndaj problemeve.
  2. Për pozitën nën pikën 2 dhe 3 nevojiten këto kushte: minimum shkolla e mesme; përvojë të punës si kamariere & banakiere në industrinë e shërbimit / hoteleri; shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën angleze (kusht i detyrueshëm); njohuri shumë të mira profesionale në llogaritjen dhe realizimin e pagesave nga klientët dhe pranimin e formave të ndryshme të pagesave (cash, kredit & debit kartelë); shkathtësi për të verifikuar saktësinë e faturës së shërbimit; njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT-së e sidomos për sistemet apo programet e pagesave.
  3. Për pozitën nën pikën 4 nevojiten këto kushte: minimum shkolla e mesme profesionale e gastronomisë - kuzhinier i certifikuar; përvojë të punës si kuzhinier në Hotele me 4 ose 5 yje apo në Restorante; njohuri shumë të mira profesionale e praktike të punës në kuzhinë; shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën angleze (kusht i detyrueshëm); njohuri të shkëlqyer në përgatitjen e ushqimeve ndërkombëtare si italiane dhe mediterane; njohuri në përgatitjen e peshkut dhe ushqimit me produkte të detit; njohuri në përgatitjen e llojeve të ndryshme të mishit, etj.
  4. Për pozitën nën pikën 5 dhe 6 nevojiten këto kushte: arsimi i lartë profesional në fushën hotelerisë, ekonomisë, biznesit ndërkombëtar apo të ngjashme; nuk është e domosdoshme përvoja e punës në hoteleri / mikpritje; shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën angleze (kusht i detyrueshëm); aftësi të mira kompjuterike nga fusha e IT; njohuri për të strukturuar aktivitetet e punës në mënyrë të qetë dhe të orientuar sipas kërkesave të klientit; shkathtësi për të mësuar, i interesuar dhe entuziast për punë; aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe i disiplinuar në punë.

Orari i punës:

5 ditë punë, 40 orë në javë, dy ditë pushim, pagesë shtesë për punë jashtë orarit, trajnime profesionale.

Mënyra e aplikimit:

Printoni CV e juaj së bashku me të gjithë dokumentacionin përcjellës.

Ju lutem, personalisht ejani në "Swiss Diamond Hotel", në sallën e takimeve “Bozhur”, prej datës 11 – 15 Janar 2021, prej orës 10:00 – 12:00, për të aplikuar në njërën nga pozitat e përcaktuara në konkurs.

Nëse për çfarëdo arsye nuk mund të vini për të dorëzuar personalisht CV e juaj, atëherë të njëjtën e dërgoni përmes emailit në: i.botta@sdhprishtina.com, për të caktuar terminin e intervistës.

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë. 

Konkursi mbetet i hapur nga data 05 – 15 Janar 2021.  

Shikime 5894
Kategoria Hoteleri
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC