Candeo Furniture

Punëtore në mirëmbajtje

	 	 

Shpallje për vende të lira të punës

Candeo është kompani e dizajnit & prodhimit të mobileve moderne me kualitet të lartë, dizajn unik materiale të qëndrueshme dhe teknologji bashkëkohore. Me qëllim të plotësimit të nevojave të veta operacionale, Candeo është në kërkim të një personi të motivuar, të dedikuar dhe të përgjegjshëm I cili do të jetë pjesë integrale e ekipit, në pozitën:

Punëtore në mirëmbajtje

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtja dhe pastrimi i mobileve, zyreve dhe sipërfaqeve tjera të jashtme dhe të brendshme në showroom;
  • Furnizimi I vazhdueshëm me mjete dhe materiale të nevojshme për mirëmbajtje dhe pastrim;
  • Përgjegjësi të tjera sipas nevojave dhe kërkesave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune të mëhershme në mirëmbajtje të zyreve;
  • Së paku të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
  • E motivuar dhe me vet iniciativë;

Pakoja e benefiteve:

  • Pagë konkurruese në tregun e Kosovës;
  • Punë në kulturë të hapur dhe dinamike të punës;

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë përmes dërgimit të CV-së në adresën elektronike hello@candeofurniture.com. Afati për aplikim është: 05.02.21.

Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat do të ftohen në intervistë.

Shikime 989
Kategoria Të tjera
Skadon 15 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC