Shpallje për vende të lira të punës

Candeo është kompani e dizajnit & prodhimit të mobileve moderne me kualitet të lartë, dizajn unik materiale të qëndrueshme dhe teknologji bashkëkohore. Me qëllim të plotësimit të nevojave të veta operacionale, Candeo është në kërkim të një personi të motivuar, të dedikuar dhe të përgjegjshëm I cili do të jetë pjesë integrale e ekipit, në pozitën:

Arkitekt/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofrimi I zgjidhjeve teknike për projekte arkitektonike të konsumatorëve;
  • Zhvillimi I shitjes direkte me konsumatorë në showroom;
  • Identifikimi dhe zhvillimi I fushave kritike të cilat e përmirësojnë ‘përvojën e konsumatorit’ në showroom;
  • Krijimi, mirëmbajtja dhe zhvillimi I marrëdhënieve me klientë;
  • Raportimi I vazhdueshëm tek menaxhmenti I lartë;
  • Përgjegjësi të tjera sipas nevojave dhe kërkesave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Te ketë të përfunduar nivelin Bachelor në Fakultetin e Arkitekturës;
  • Së paku 1 vit përvojë pune të drejtëpërdrejtë në shitje me klientë;
  • Preferohet të ketë përvojë në kompani të dizajnit dhe prodhimit të mobileve;
  • Aftësi të mira në lidership dhe komunikim;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale;
  • Njohuri të pakos së programeve: IMOS, ArchiCad dhe Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Pakoja e benefiteve:

  • Pagë konkurruese në tregun e Kosovës;
  • Zhvillim karriere në kulturë të hapur dhe dinamike të punës;
  • Përdorim I teknologjive më bashkëkohore dhe materialeve më cilësore;
  • Bonuse në performancë të jashtëzakonshme.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë përmes dërgimit të CV-së në adresën elektronike hello@candeofurniture.com. Afati për aplikim është: 05.02.21.

Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat do të ftohen në intervistë.

Shikime 1529
Kategoria Arkitekturë
Skadon 11 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC