Candeo Furniture

Menaxher/e i/e prodhimit

	 	 

Shpallje për vende të lira të punës

Candeo është kompani e dizajnit & prodhimit të mobileve moderne me kualitet të lartë, dizajn unik materiale të qëndrueshme dhe teknologji bashkëkohore. Me qëllim të plotësimit të nevojave të veta operacionale, Candeo është në kërkim të një personi të motivuar, të dedikuar dhe të përgjegjshëm I cili do të jetë pjesë integrale e ekipit, në pozitën:

Menaxher/e i/e prodhimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi I tërë procesit të furnizimit, prodhimit, montimit dhe deposë në fabrikë;
  • Planifikimi afatshkurtër dhe afatgjatë I procesit të prodhimit;
  • Alokimi I resurseve dhe materialeve të nevojshmë për kryerjen e punëve;
  • Koordinimi I ekipeve I cili siguron cilësi kulminante dhe arritje të afateve kohore;
  • Sigurimi I kualiteit të lartë gjatë procesit të prodhimit;
  • Raportimi I vazhdueshëm tek menaxhmenti I lartë;
  • Përgjegjësi të tjera sipas nevojave dhe kërkesave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Së paku 2 vite përvojë pune të drejtëpërdrejtë në procese te prodhimit në fabrikë (preferohet në kompani të dizajnit dhe prodhimit të mobileve);
  • Preferohet të ketë te përfunduar nivelin Bachelor në drejtime ekonomike apo të posedojë certifikime relevante;
  • Aftësi të mira në lidership dhe komunikim;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale;
  • Njohuri te pakos së Microsoft Office.

Pakoja e benefiteve:

  • Pagë konkurruese në tregun e Kosovës;
  • Zhvillim karriere në kulturë të hapur dhe dinamike të punës;
  • Përdorim I teknologjive më bashkëkohore dhe materialeve më cilësore;
  • Bonuse në performancë të jashtëzakonshme.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë përmes dërgimit të CV-së në adresën elektronike hello@candeofurniture.com. Afati për aplikim është 05.02.21.

Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat do të ftohen në intervistë.

Shikime 1530
Kategoria Menaxhment
Skadon 13 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC