
EPPC Kosovo kërkon një Chief Executive Officer (CEO) për klientin e saj, një nga institucionet e sistemit financiar më inovative në tregun tonë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përfaqëson institucionin financiar dhe vepron si agjent i saj;
- Organizon dhe menaxhon veprimtaritë e institucionit financiar;
- Drejton pozicionimin strategjik për të siguruar rritjen dhe suksesin;
- Vendos dhe mirëmbanë një strukturë të shëndoshë organizative që mbështet rritjen dhe zhvillimin;
- Udhëheq arritjen e qëllimeve financiare të institucionit duke përmbushur vazhdimisht Treguesit Kryesorë të Performancës;
- Siguron përshtatshmëri dhe qëndrueshmëri të strukturës financiare;
- Implementon politikat dhe procedurat e brendshme te aprovuara nga Bordi i Drejtoreve;
- Identifikon dhe menaxhon risqet strategjike, operacionale, kreditore, etj. te lidhura me natyren e institucionit;
- Udhëheq me shembull duke modeluar lidershipin pozitiv, integritet, respekt, shkathtësi dhe gjykim të shëndoshë në të gjitha aktivitetet dhe ndërveprimet si nga brenda ashtu edhe nga jashtë;
- Zbaton vendimet e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, komitetit të auditimit dhe Bordit të Drejtorëve;
- Merr vendime për të gjitha çështjet të cilat nuk janë në kompetencë të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, komitetit të auditimit dhe Bordit të Drejtorëve;
- Raporton te Bordi i Drejtorëve dhe i mbanë të informuar lidhur me të gjitha zhvillimet e brendshme dhe të jashtme.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare në Menaxhment apo Financa (Niveli Master është përparësi);
- Përvojë në pozicione të larta menaxheriale për 3 vite ose më shumë (përvoja në sistemin financiar është përparësi);
- Njohje e zhvillimit dhe funksionimit të produkteve elektronike bankare;
- Aftësi të shkëlqyeshme udhëheqëse dhe menaxheriale me fokus te menaxhimi strategjik, planifikimi i biznesit, burimet njerëzore dhe menaxhimi financiar;
- Aftësi për të ndërtuar konsensus dhe marrëdhënie midis drejtuesve, partnerëve dhe punonjësve;
- Njohje të Gjuhës Angleze në nivel profesional;
- Leje vozitjeje.
Të dhënat:
Pozicioni: Chief Executive Officer (CEO)
Paga: Konkurruese
Kontrata: Sipas ligjit të punës
Aplikimet mbyllen: 15.01.2021
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Chief Executive Officer (CEO)’ në adresën e e-mail-it:
kosovo@eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
