Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të punësTitulli: Auditor i Brendshëm (1) pozitë
Nr. i referencës: NPB/AB/01.2.1
Lloji i Pozitës: Auditor i Brendshëm
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e kontratës: Për periudhë të pacaktuar
Vendi i punës: Rr. Xhevdet Doda nr. 32, Prishtinë (selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
I përgjigjet: Menaxherit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm;
Detyrat e përgjithshme:
- Në mënyrë efektive koordinon punën e auditimit me Menaxherin e Departamentit të Auditimit të Brendshëm dhe ofron mbështetje në ekip;
- Përfitimi i njohurive të plota rreth departamenteve të audituara dhe kuptueshmëri të plotë të çështjeve, prioriteteve dhe rreziqet që i ballafaqojnë ato (pako për njohjen e punës);
- Ndihmon Menaxherin e Departamentit të Auditimit të Brendshëm në planifikim të auditimit, duke përfshirë programet dhe metodat auditimit;
- Kryerja e detyrave me përgjegjësi, të caktuara nga Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm;
- Raportimi i vazhdueshëm tek Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm lidhur me progresin e arritur në auditim;
- Përfundimi dhe indeksimi i letrave të punës për çdo fazë të auditimit dhe dorëzimi i tyre tek Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm;
- Ofron përkrahje profesionale duke kryer procedura analitike të të dhënave financiare dhe jo financiare;
- Shfrytëzimi i teknikave të sakta analitike dhe gjykimet për të arritur në konkluzione të qëndrueshme në bazë të dëshmive të mbledhura;
- Përgatitja e Letrave të Punës (memo përmbledhëse) lidhur me auditimin e komponentës apo fushës audituese e cila i është caktuar;
- Kryen detyra tjera të ngarkuara nga Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm.
Kualifikimet:
Kualifikimet e preferueshme:
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Aplikacionit i duhet bashkangjitur;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data: 31.12.2020-14.01.2021
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.