
KUJDESTARE/ EDUKATORE
F
Vendi i punës: SOS Fshati/ Njësia për Nëna dhe Fëmijë
Qëllimi kryesor i Njësisë per Nënën dhe Fëmijën është të siguroj strehim si një zgjidhje alternative për nënat e reja, të ofroj shërbime që vlerësohen të nevojshme për ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të ndërvarura midis nënës dhe foshnjës, të punoj në fuqizimin e nënës për vendimmarrje dhe jetë të pavarur familjare si dhe të promovoj rëndësinë e familjes përmes sistemit të kujdesit gjithëpërfshirës.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Mbështet zbatimin e përgjithshëm të Njësisë per Nënën dhe Fëmijën në përputhje me misionin, politikat, strategjinë dhe të gjitha burimet në dispozicion;
- Në bashkëpunim me ekipin, vlerëson nevojat e nënës dhe fëmijës▪ dhe mbështetë mënyrat e intervenimit dhe shërbimeve që do të ofrohen;
- Merr pjesë aktive në hartimin e Planit Individual të Familjes dhe sigurohet që të arrij plotësimin e plotë të objektivave të parapara sipas Planit Individual të Familjes;
- Përkrahë dhe ndihmon nënën në baza ditore me angazhim të drejtpërdrejte në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijës;
- Të ofrojë përkrahje në ndërtimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve të ndërvarura midis nënës dhe fëmijës;
- Të ofrojë përkrahje në fuqizimin e nënës për vendimmarrje dhe jetë të pavarur;
- Punë këshillëdhënëse me nënën dhe fëmijën në fushën e mirëqenies sociale dhe kujdesit për fëmijë;
- Mirëmban dhe përcjellë referimet të tilla si; imunizimi, analizat laboratorike, kontrolla te specialistet, matjen e parametrit të kokës dhe trupit të fëmijës, peshën dhe gjatësinë e fëmijeve në baza mujore si dhe mban shënime dhe përgatit raporte;
- Detyra tjera sipas kërkesave të mbikëqyrësit.
KRITERET E KËRKUARA:
EDUKIMI DHE PËRVOJA E PUNËS:
- Arsimim i mesëm (minimum);
- Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale, mjekësore, mami ose të ngjashme, do të konsiderohet përparësi;
- Përvojë të punës në fushat që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj fëmijëve, arsimin, familjen, do të konsiderohet përparësi;
- Gatishmëri për të punuar në turne;
KOMPETENCAT PROFESIONALE:
- Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale;
- Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale dhe kualitative;
- Fleksibilitet, gatishmëri për punë ekipore dhe përkushtim;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe aftësi për të vepruar me qetësi gjatë përballjes me situata të vështira;
- Njohuri shtesë dhe përvojë në mbrojtjen e fëmijëve (Mbrojtja e fëmijëve dhe të drejtat e fëmijëve), do të konsiderohet përparësi;
- Identifikim me idenë dhe qëllimet e SOS Fshatrave të Fëmijëve.
Ne ofrojmë:
- Një punë interesante me përgjegjësi;
- Një ambient të këndshëm pune;
- Udhëzim dhe mundësi për zhvillim profesional dhe personal.
Orari i punës:
Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në webfaqen tone: http://www.soskosova.org/);
CV; Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave, Vërtetimin që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në intervistën finale.
Afati I fundit për dorëzim: 18.01.2021 në ora 23:59, përmes email HR.Recruitment@soskosova.org. Dokumentacioni mund të dërgohet prej datës 31.12.2020
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: Email HR.Recruitment@soskosova.org. dhe Tel/ Fax: 038 749-887
SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë e zhvillimit social joqeveritare dhe joprofitabile, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgaditjen e tyre për një jetë të pavarur.
