Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare, deKoll kërkon të punësojë një Export Sales Manager për Kosovën.
Kandidati i kërkuar do të mbajë përgjegjësi për gjetjen e klientëve të rinj si dhe duhet të sigurojë ruajtjen e klientelës ekzistuese.
Gjithashtu do të merret me studimin e tregut për të dhënë alternativa dhe sugjerime për strategji të ndryshme që mund të ndiqen për të përmirësuar dhe rritur shitjet.
Kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së punës si dhe aftësive të kandidatit. Përveç pagës, ofrohen stimuj financiarë bazuar mbi rezultatet në shitje.
Për të aplikuar, ju lutem klikoni në butonin "Apliko"