Melita & Partners

Ftesë për shprehje Interesi - Kompani për Zhvillim Softuerik

	 	 

FTESË PËR SHPREHJE INTERESI

KOMPANI PËR ZHVILLIM SOFTUERIK

Melita & Partners është themeluar  në vitin 2010 me qëllim që klientëve t'iu ofrojë këshilla, zgjidhje teknologjike, vegla dhe trajnime. Nëpërmjet shërbimeve tona mundohemi që klientëve të u mundësojmë  përmirësimin e proceseve të punës në mënyrë që të marrin vendime të informuara dhe të ngrisin perfomancën e përgjithshme të kompanisë/organizatës.

Jemi të njohur për ofrim të shërbimeve me vlerë të madhe dhe shërbim të përgjegjshëm për klientin.

Vlerat e kompanisë tonë, janë:

  1. Integriteti i pakompromis – ne e themi të vërtetën me qëllimin më të mirë dhe e vlerësojmë profesionalizimin dhe besimin e dhënë mbi të gjitha;
  2. Jemi të obsesionuar me klientin- duke dhënë një shërbim që shkon përtej pritshmërive dhe që sjell benefite të larta për të;
  3. Ne kurrë nuk do të këshillojmë klientët tanë në praktika të kundërligjshme;
  4. Ne respektojmë maksimalisht konfidencialitetin e të dhënave  të klientit;
  5. Ndjekim mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen;
  6. Ne vazhdimisht synojmë ekselencë në shërbime.

Gjatë tërë kohës së operimit kompania ka pasur rritje organike dhe të qëndrueshme. Në këtë rrugëtim me ekipin tonë të zhvilluesve kemi zhvilluar aplikacionet tona desktop/cloud të bazuara në teknologjitë C#, Java, PHP, React JS, por jemi të hapur edhe për teknologji të reja.

Ne dëshirojmë të themelojmë një bashkëpunim afatgjatë me një kompani që ndajmë vlera të përbashkëta e cila operon në sektorin e zhvillimit softuerik.

Kompania e interesuar duhet të jetë e regjistruar si biznes, të ketë një histori solide të shërbimeve dhe të ketë një model biznesi që tregon se kompania e tyre mund të bashkëpunojë me ekipin tonë dhe të ofrojë shërbime në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve desktop/cloud. Këto zhvillime duhet të integrohen me zgjidhjet tona të cilat për synim e kanë fillimisht tregun e Kosovës e mëtutje edhe tregjet tjera.

Ne i ftojmë kompanitë e interesuara për bashkëpunim të përgatisin një prezentim të shkurtë të kompanisë së tyre duke përfshirë:

  • mundësitë e kompanisë;
  • produktet e zhvilluara deri më tani;
  • modelin e biznesit;
  • metodologjinë që përdorë kompania;
  • strukturën organizative të kompanisë që tregon gadishmërinë e saj për të planifikuar dhe menaxhuar projektet;
  • prezantimin e stafit si dhe
  • 3 referenca (mund të prezantohen vetëm si punë të kryera dhe si kontakte të bashkëpunëtorëve).

Prezentimi do të mbahet përmes ZOOM dhe nuk ka kufizime në përmbajtje të prezentimit. Agjenda e prezentimit do të jetë:

  • 15 minuta prezentim i kompanisë së interesuar;
  • Pyetje dhe përgjigje max 30 minuta.

Te gjitha ato kompani që janë interesuara mund të dërgojnë shprehjen e tyre te interesit më së largu me 17/01/2021 në info@melita-partners.com   

Shikime 1789
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC