Enza Home Kosovë e franshizë mobileri e regjistruar në emër të kompanisë Prestige Francais SHPK në Kosovë, shpall konkurs për dy pozita pune, Ndihmës Monter dhe Arkitekt / Graphic Designer
Ndihmës Monter - 1
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të punojë nën udhëheqjen e Monterit kryesor për transportin dhe montimin e mobilieve
- Të punojë sipas instruksioneve të kompanisë për montim dhe transport
- Të raportojë mungesat e mjeteve dhe vlerësimet e klientëve
Kushtet:
- Të ketë eksperiencë punë në montim më së paku 1 vit
- Të ketë fizik të duhur për ngarkim dhe montim
- Mosha e duhur nga 28 vjec deri 38 vjec
Aplikimi duhet të bëhet me CV dhe data e fundit për konkurs: 5 Janar 2021
Vini re: Intervistat do të zhvillohen që nga 29 Dhjetor dhe udhëzoheni të aplikoni para datës së fundit të konkursit.
Arkitekt/e dhe Graphic Designer - 1 (F/M)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të punojë sipas udhëzimeve e brand menaxherëve të kompanisë për grafika dhe postime në Social Media
- Të pranoj projektet e klientëve për projekte të dizajn enterierit.
- Në rast të kërkesave, të përfshihet në shitje me stafin e shitjes
Kushtet:
- Të ketë përvojë pune të paktën 2 vjet vërtetuar me referenca;
- Të njoh gjuhën angleze;
- Të ketë njohuri për pune me Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, AutoCad Architecture, Pcon Planner;
- Mosha e preferuar 25 - 35 vjeç
Data e fundit për aplikim për pozitën Arkitekt/Graphic Designer është 18 Janar 2021. Kandidatët udhëzohen të bashkangjesin edhe Portfolion e punimeve.
Për të aplikuar, dërgoni CV-në në këtë email: Info@prestigef.com