Albi Shopping

Menaxher/e Marketi (6), Zv. Menaxher/e Marketi (6)

	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Albi Shopping me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Shopping kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

 Menaxher/e Marketi (6 vende pune)

 Zv. Menaxher/e Marketi (6 vende pune)

Lokacioni: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  •  Mbikëqyr dhe vëzhgon të gjitha aktivitetet ditore në dyqan
  •  Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që procedura përkatëse të ndiqet me përpikmëri.
  •  Identifikon kërkesat aktuale dhe të ardhshme të konsumatorëve duke krijuar marëdhënie me klientët potencial dhe aktual.
  •  Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqanit duke respektuar kërkesat ligjore.
  •  Siguron zbatimin e standarteve bazë të cilësise, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan.
  •  Sugjeron/propozon tek eproret ide dhe iniciativa për përmirësimin e biznesit.
  •  Menaxhon dhe kontrollon stokun, mban të gjithë dokumentacionin përkatës dhe bënë rregullisht regjistrimin e shitjeve për të parë nivelin e stokut.
  •  Ndjek rezultatet e punës dhe stafit në dyqan duke i trajnuar, këshilluar, dhe disiplinuar punonjësit.
  •  Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë.

Kualifikimet e kërkuara:

  •  Diplomë Universitare
  •  2 vite përvojë pune
  •  Komunikativ dhe aftësi ndërpersonale
  •  Fleksibil në punë
  •  Aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve
  •  I besueshëm dhe vendim marrës
  •  Njohuri të mira të paketës Microsoft (Word, Excel)

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 3365
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC