Alfa Trade

Zyrtar i Teknologjisë Informative (IT)

	 	 

KONKURS PUNËSIMI

Alfa Trade shpk hap konkurs

Pozita e hapur:

  1. Tekologji Informative IT (1 vende të lira pune):

Lokacioni: Veternik - Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe mirëmbanë serverin e kompanisë, si dhe email zyrtar;
  • Kujdeset për montimin dhe konfigurimin e pajisjeve të teknologjisë informative siç janë: pajisjet kompjuterike, softuerët, sistemet, rrjetet, printerët dhe skanerët;
  • Ndihmon personelin në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative, aplikacioneve dhe bazave të të dhënave dhe kryen aktivitete tjera me qëllim të ofrimit të një qasje më të lehtë në sistemin e teknologjsë informative;
  • Evidenton defektet në pajisje dhe sipas nevojës dhe në konsultim me mbikqyrësin i mirëmban rregullisht ato;
  • Zhvillon ide, koncepte kreative, teston teknologjinë për zgjidhje të përshtatshme me qëllim të përmbushjes së kërkesave të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën kualifikim universitar në Shkenca kompjuterike, Informatikë ose Sisteme të informacionit;
  • Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në të njëjtin profil pune;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi dhe për të punuar me persona të ndryshëm;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi analitike;
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në lokacione të ndryshme

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara.

Vërejtje

Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.

Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në zyrën tona tek Pompa e Benzinës Alfa Trade Shpk, ne Veternik  ose në emailinbess_79@hotmail.com

Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.

Konkursi do jete i hapur deri me datë 01.12.2020

Shikime 1838
Kategoria Informatikë
Skadon 6 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC