Oxa Group

Office Assistant (Italian language)

	 	 

Kompania OXA-Group me seli në Ferizaj, është në kërkim të personave entuziast dhe kreativ per plotësimin e pozitës

๐—ข๐—ณ๐—ณ๐—ถ๐—ฐ๐—ฒ ๐—”๐˜€๐˜€๐—ถ๐˜€๐˜๐—ฎ๐—ป๐˜ (๐—œ๐˜๐—ฎ๐—น๐—ถ๐—ฎ๐—ป ๐—น๐—ฎ๐—ป๐—ด๐˜‚๐—ฎ๐—ด๐—ฒ ๐—ฟ๐—ฒ๐—พ๐˜‚๐—ถ๐—ฟ๐—ฒ๐—ฑ)

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Organizimi i zyrës menaxhuese dhe operacioneve sipas formatit të kompanisë;
  • Kontaktimi dhe mbarëvajtja e komunikimit me furnitor të ndryshëm para hapjes së qendrës tregtare;
  • Përgjigjet në kërkesat e klientëve potencial, gjegjësisht qiramarrësve të interesuar për hapësirat tregtare brenda qendrës tregtare;
  • Kolekton të gjitha të dhënat e qiramarrësve potencial duke i ruajtur në një data bazë dhe duke i filtruar sipas prioriteteve të kompanisë;
  • Organizon takime ndërmjet qiramarrësve potencial dhe menaxherit të qiradhënies apo drejtorit të Kompanisë
  • Azhurnimi dhe përditësimi i të dhënave sipas nevojës së kompanisë;
  • Implementimi i procedurave, dokumentacionit dhe ruajtja e tyre sipas formateve të Kompanisë
  • Menaxhon relacionet me klientët ekzistues duke mbajtur takime dhe komunikime të rregullta.

๐—ž๐˜‚๐˜€๐—ต๐˜๐—ฒ๐˜ ๐—ฝ๐—ฒฬˆ๐—ฟ ๐—ฎ๐—ฝ๐—น๐—ถ๐—ธ๐—ถ๐—บ:

  • Diplomë universitare në fushat relevante;
  • Përvojë të dëshmuar pune në menaxhimin e relacioneve me klientët, përparësi do të kenë kandidatët me përvojë në menaxhimin e pasurive të patundshme;
  • Njohuri në përdorimin e programeve kryesore kompjuterike te pakos MS Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur, në gjuhën amtare dhe Italiane në nivel të avancuar. Çdo njohje e gjuhëve shtesë, konsiderohet përparësi;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të ketë proaktivitet në punë dhe disponueshmëri për të punuar të shtunave, dielave dhe festave.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një CV në adresën elektronike hr@oxa-group.com duke cekur emrin e pozitës në subjekt të emailit - OFFICE ASSISTANT

Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, certifikata të trajnimeve, punime të ndryshme, do të merret parasysh.

Afati fundit për aplikim është data 30/11/2020.

Shikime 1012
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinรซ
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC