NewCo Ferronikeli Complex

Specialist për projektin “Plani i Veprimit Social dhe Mjedisor (PVSM)”

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Specialist për projektin “Plani i Veprimit Social dhe Mjedisor (PVSM)”

Departamenti: Kontrolli i Cilësisë dhe Mjedisit

Kohëzgjatja: Tre muaj

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kryerja e një studimi standard krahasues për Ferronikelin (NFN) sipas udhëzimit të IFC për industrinë e shkrirjes së metaleve (Udhëzimet e IFC EHS për shkrirjen dhe rafinimin e metaleve bazë - 2007), duke përfshirë:

  • Një plan veprimi nëse është i nevojshëm pasi të bëhet studimi,
  • Krahasimi i praktikave për mjedisin e NFN me udhëzuesin e IFC,
  • Krahasimi i praktikave për shëndet të NFN me udhëzuesin e IFC,
  • Krahasimi i praktikave për siguri të NFN me udhëzuesin e IFC.

Koordinon dhe menaxhon punën me departamentet përkatëse të NFN për kryerjen me sukses të studimit.

Hartimin e raportit përfundimtar të këtij studimi në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht). Kryen edhe detyra tjera shtesë sipas nevojës.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  1. Edukimi: Shkencat teknike (inxhinieri kimike, metalurgji, shk. e mjedisit), apo në fushë të ngjashme me projektin
  2. Eksperiencat e Punës: Eksperiencë pune në projekte të tilla sipas standardeve të IFC, EBRD apo BB.
  3. Kualifikime te tjera: Njohuri rreth zbatimit të standarde të IFC apo EBRD për mjedis, shëndet dhe
  4. Aftësi të tjera: Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, në komunikim dhe shkrim;

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 26/11/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Specialist për projektin “Plani i Veprimit Social dhe Mjedisor (PVSM)””

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhën në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 1844
Kategoria Menaxhment
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC