Buka Bakery

Asistent në prodhim

	 	 

BUKA ka arritur që në një kohë shumë të shkurtër të bëhet kompania me emër sinonim e cilësisë së lartë të bukës në Kosovë dhe ka arritur që t’u siguroje qytetarëve të Kosovës produktet me standarde të kualitetit të lartë. Buka ofron produktet e shëndetshme dhe me përmbajte të pasur të thekrës dhe grurit, e kombinuar me tërshëre, fara liri, senduiҫe të llojeve të ndryshme, kafe dhe ëmbëlsira me shije të veçantë.

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Asistent në prodhim

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Pranon udhëzimet nga menaxheri i prodhimit për seleksionimin e produkteve për pikat përkatëse në bazë të porosive të pranuara nga klientët.
  • Përkujdeset që produktet e porositura të vendosen me kujdes në shportat përkatëse për transportim tek klientët në baza ditore.
  • Përkujdeset për higjienën e shportave të produkteve.
  • Çdo proces duhet të kryhet konform standardeve ISO dhe HACCP.
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës

Kualifikimet Profesionale

  • Diplomë e Shkollës së Mesme
  • Eksperience pune në prodhim për të paktën 1 vit
  • Aftësi të theksuara organizative, komunikuese dhe ndër-personale

Konkursi qëndron i hapur prej datës 17 Nëntor, 2020 deri më 23 Nëntor, 2020.

Nëse jeni të interesuar për t'u bërë pjesë e ekipit tonë, atëherë aplikoni duke klikuar në butonin "Apliko"

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 1631
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC