Dekra Akademie Kosovë

Koordinatore për Mësimdhënie dhe Trajnime (7)

	 	 

DEKRA Akademie Kosova është një ndër kompanitë më të mëdha private të aftësimit profesional në Gjermani. Çdo vit, më shumë se 100.000 njerëz i besojnë aftësisë sonë për t‘a kthyer cilësinë më të lartë të arsimit dhe aftësimit të mëtejshëm profesional që ne ofrojmë, në një sukses konkret. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për vende të reja pune, hapa përpara në karrierën profesionale në ndërmarrje, apo kualifikime të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi, klientët tanë mund të kenë besim të plotë tek ne në menaxhimin e plotë të suksesit të tyre. Me 150 filiale të shpërndara në mbarë territorin e Republikës Federale Gjermane, ne kujdesemi që cilësia e lartë në formimin profesional, nga njëra anë, dhe efiçenca, nga ana tjetër, të mos e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi: Falë mjeteve dhe metodave moderne të mësimdhënies, ne mundemi që t’i trajtojmë me përgjegjësi nevojat e klientëve tanë në situatat e tyre konkrete jetësore dhe ato të karrierës profesionale.

DEKRA Akademie Kosova është vendosur zyrtarisht në Kosovë në vitin  2019 dhe ka hapur dyert për infermierët e licensuar, të cilët dëshirojnë të emigrojnë në mënyrë të organizuar dhe të shpejtë në shtetin Gjerman, duke përfituar falas të gjitha shërbimet e mësimit të gjuhës gjermane, aftësimit profesional, certifikimit, ndërmjetësimit të punësimit, transferimit në Gjermani dhe asistencës për bashkimin familjar. Aktualisht DEKRA Akademie Kosovë ka tre departamente: departamenti i mësimdhënies dhe trajnimit, departamenti i transferit, dhe departamenti i burimeve njerëzore.

DEKRA Akademie Kosova është në kërkim të kandidatëve për pozitën “Koordinatore për Mësimdhënie dhe Trajnime (7)” në këto qytete:

Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan, Pejë, Ferizaj dhe Gjakovë

Kërkesat tona:

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgjigjet për regjistrimin e kandidatëve sipas procedurave të përcaktuara me vendimet, urdhërat dhe udhëzimet e Drejtorit të Departamentit të Mësimdhenies dhe Trajnimit duke plotësuar kërkesat e tyre
  • Informon studentët në lidhje me rregulloren e studimeve, me planin mësimor, me të drejtat dhe detyrimet e tyre
  • Përgatit proces-verbalet e marrjes në provim të studentëve dhe i dorëzon tek Drejtori i Departamentit
  • Plotëson rregjistrat e kursit në fillim të çdo viti akademik
  • Administron me përgjegjësi rregjistrin themeltar të studentëve
  • Kryen ndjekjen dhe zbatimin e strukturës mësimore, të praktikave dhe provimeve të hartuara nga Drejtori, si dhe mbajtjen me përgjegjësi të dokumentacionit përkatës
  • Bën plotësimin e saktë, me korrektesë, pastër të certifikatave/diplomave dhe rregjistrimin e tyre në rregjistrin e veçantë në momentin e dhënies
  • Zbaton çdo detyre tjetër të lënë nga Drejtori në kuadër të procesit mësimor
  • Përgatit dhe hedh në sistemin “on-line” datat e provimeve duke bërë edhe rregjistrimin e studentëve në sezonet e rregullta

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Të ketë  mbaruar arsimin e lartë universitar
  • Të ketë eksperiencë pune deri në 3 vite
  • Aftësi shumë të mira të gjuhës gjermane në të folur dhe shkruar
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi shumë të mira analitike
  • Të jetë krijues/e, i/e angazhuar, dhe i/e aftë për të punuar në grupe

Si të aplikoni:

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: blerina.miftari@dekra.com

Afati i fundit për aplikim është 16 Dhjetor 2020.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet të cilët janë në listë të ngushtë.

Shikime 4393
Kategoria Edukim
Skadon 18 ditë
Orari
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC