ArtMotion

Agjent/e i/e Shitjes në Terren – Punë Praktike më pagesë (22)

	 	 

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

Agjent/e i/e Shitjes në Terren – Punë Praktike më pagesë,

Vendi i punës: 5 Pozita në Prishtinë; 1 Pozitë në Gjakovë, 2 Pozitë në Fushë Kosovë, 1 Pozitë në Obiliq; 1 Pozitë në Drenas; 1 Pozitë në Lipjan; 1 Pozitë në Vushtri; 1 Pozitë në Suharekë; 2 Pozita në Prizren; 3 Pozita në Gjilan, 1 Pozitë ne Ferizaj, 1 Pozitë ne Deçan, 2 Pozita ne Mitrovice

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Merret me shitjen në terren të produkteve të Artmotion
  • Bën kontratat të reja me klientë rezidencial
  • Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja
  • Shpërndan materiale promovuese nëpër njësi banesore dhe lagje të caktuara
  • Sugjeron oferta promocionale në lokacione të caktuara.
  • Njofton klientët për produktet dhe shërbime ndaj klientëve,
  • Raporton tek përgjegjësit sipas nevojës

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollë së mesme,
  • Përvojë pune në Shitje (e preferueshme në fushën e telekomunikcaionit);
  • Njohuri teknike (elementare) në telekomunikacion;
  • Aftësi të mira të prezentimit dhe komunikimit;
  • Aftësi në shkrimit të raporteve;

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike duke specifikuar për cilin Qytete aplikon:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes email-it -  postës elektronike, në:

hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 22.11.2020, Ora 16:00h.

Shikime 7820
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Intern
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC