Nelt LLC

Farmacist/e Përgjegjës/e i/e Liçencuar

	 	 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatit dokumentacionin përkatës për regjistrim, import dhe distribuim të produkteve medicinale;
  • Siguron dhe menaxhon respektimin e rregullave dhe procedurave të kërkuara sipas ligjeve në fuqi dhe standardeve të përcaktuara nga AKPM të depos farmaceutike të kompanisë; Angazhohet në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive të farmakovigjilencës; Mirëmbajtja e raporteve me palët e treta sikurse: blerësit, AKPM, etj.
  • Harton dhe koordinon legjislacionet dhe procedurat përkatëse te brendshme të kompanisë që duhet të jenë në akordim me kriteret e AKPM, në koordinim me zyrën ligjore;
  • Prezanton tek Mjekët dhe Farmacistët produktet për të cilat njëherit është edhe përgjegjës/e për regjistrim dhe import;
  • Suporton udhëheqësin e Departamentit me punët organizative rreth departamentit;
  • Në akordim me teknikun e farmacisë sigurojnë mirëmbajtjen dhe afatet e barnave;
  • Menaxhon dhe kujdeset që raportet me prodhuesit të jenë në nivel të kënaqshëm;
  • Përgjegjës/e për hartimin dhe përgatitjen e tenderëve të ndryshëm në lëmin e farmacisë;

Kualifikimet:

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë post-diplomike (Master) në fushën relevante;
  • Të posedojnë Liçensën e Farmacisë të lëshuar nga organi kompetent;
  • Preferohet dy (2) vite përvojë pune në fushën e përgatitjes së dokumentacionit përkatës për regjistrim, import dhe distribuim të produkteve medicinale;
  • Njohja e gjuhës Angleze në të shkruar dhe në të folur rrjedhshëm është e detyrueshme.
  • Njohja e gjuhës Serbo-Kroate është avantazh;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Të posedojë patent shoferin Kategoria B.

NELT Kosova është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim. Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: apliko@nelt.com. Afati i aplikimit është deri me datën 25 Nentor 2020 ora 17:00.

Shikime 1054
Kategoria Farmaci
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC