Paramed

Infermier/e (Shërbime Mjekësore Shtëpiake)

	 	 

Konkurs Pune per Infermier/e për Ofrimin e shërbimeve mjekësore shtëpiakePrishtinë

DETYRAT THEMELORE

  1. Përgatit planin fillestar për kujdesin e pacientit, si dhe bën ndryshimet eventuale të planit të kujdesit gjatë përcjelljes së pacientit.
  2. Zbaton shërbimet e kujdesit mjekësor sipas planit të kujdesit.
  3. Mban shënime të rregullta klinike si dhe të zhvillimit të gjendjes të secilit pacient pas cdo vizite sipas politikave të kompanisë.
  4. Koordinon shërbimet në marrëveshje me Drejtorin e Klinikës.
  5. Bisedon dhe këshillohet me të afërmit e pacientit dhe mjekut personal të tij/saj për të përmbushur të gjitha nevojat për kujdesin e pacientit.
  6. Mban gjithmonë në dijeni Drejtorin e Klinikës mbi gjendjen e pacientit, e sidomos nëse ka përshkallëzim të gjendjes.
  7. Në rast nevoje është i disponueshëm përmes telefonit për vizita eventuale gjatë natës dhe / ose fundjavëve.
  8. Ka shëndet fizik të mirë pasi që sipas nevojave të pacientit duhet ta ndihmojë në lëvizjet e tij/saj.
  9. Është tepër i mirësjellshëm dhe i kujdesshëm me pacientë si dhe me bashkëpunëtorë.

KUALIFIKIMET

Edukimi:  Preferohet shkolla e lartë e infermierisë.

Përvoja:  Të ketë së paku një vjet përvojë në kujdes të përgjithshëm për pacientë.

Patentë shoferi të klasës B si dhe njohuri të qytetit të Prishtinës.

MËNYRA E APLIKIMIT:

Ju lutem të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në email: info@paramedks.com

Shikime 1834
Kategoria Shëndetësi
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC