LIRiDONI

Zyrtar/e i/e Teknologjisë Informative

	 	 

KONKURS

LIRiDONI është kompani përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe kompani e distribuimit të produkteve të ndryshme, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Me qëllim të plotësimit të vendit të punës LIRiDONI është duke kërkuar kandidat/e për pozitën:

Zyrtar/e i Teknologjisë Informative  – (1) një pozitë, në  Departamentin e Administratës;

Orari i punës: I plotë;

Vendi i Punës: Prishtinë;

Detyrat kryesore:

  1. Menaxhon dhe mirëmbanë serverin e kompanisë, si dhe email zyrtar;
  2. Kujdeset për montimin dhe konfigurimin e pajisjeve të teknologjisë informative siç janë

pajisjet kompjuterike, softuerët, sistemet, rrjetet, printerët dhe skanerët;

  1. Ndihmon personeiin në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative, aplikacioneve dhe bazave të të dhënave dhe kryen aktivitete tjera me qëllim të ofrimit të një qasje më të lehtë në sistemin e teknologjsë informative;
  2. Evidenton defektet në pajisje dhe sipas nevojës dhe në konsultim me mbikqyrësin i mirëmban rregullisht ato;
  3. Zhvillon ide, koncepte kreative, teston teknologjinë për zgjidhje të përshtatshme me qëllim të përmbushjes së kërkesave të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën kualifikim universitar në Shkenca kompjuterike, Informatikë ose Sisteme të informacionit;
  • Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në të njëjtin profil pune;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi dhe për të punuar me persona të ndryshëm;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi analitike;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në lokacione të ndryshme.

CV-të tuaja, të plotësuara me pozitën për të cilën aplikoni dhe dëshmitë tjera, mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com                               

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 22.11.2020. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Liridoni Footer

Shikime 1690
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC