Banka për Biznes

Zyrtarë për shërbime bankare në Dragash (m/f)

	 	 

BPB Header

Banka Për Biznes, Zyra Qendrore në Prishtinë shpall konkurs për pozitën:

BPB Konkurs

Zyrtarë për shërbime bankare në Dragash (m/f)

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare (Preferohet Bachelor në Ekonomi, Administrim Biznesi, Banka dhe Financa apo Menaxhment);
  • Përvojë e mëparshme në sistemin bankar përbën përparësi; Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit;
  • Vetë-motivues dhe i/e shkathët me arritjen e objektivave;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
  • Nivel i pranueshëm i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office dhe Outlook.

Përgjegjësitë:

  • Kryen transaksione në para të gatshme, pagesa dhe këmbim të valutave;
  • Përgjegjës për të gjitha proceset e punës në trezor dhe arkë sipas procedurave në fuqi; Përgjegjës për mbushjen e ATM;
  • Kujdeset për paratë e gatshme, likuiditetin e arkës dhe limitet e përcaktuara;
  • Promovimi dhe shitja bankare në bazë të strategjisë së shitjes në nivel të përgjithshëm; Hapja dhe menaxhimi i llogarive për persona individual;
  • Realizimi i pagesave dhe të gjitha llojeve të transferave të parave; Shitja dhe aplikimi i shërbimeve elektronike;
  • Aplikimi dhe lejimi fizik i kartelave debitorë dhe kreditorë;
  • Angazhohet në aktivitete promocionale  brenda dhe jashtë objekteve të bankës;
  • Përgjegjës për implementimin e ndryshimeve në procedura për arka, trezor dhe ATM;
  • Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare; Kryen punë tjera të rëndësishme për bankën të parapara nga mbikëqyrësi;

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formularin për aplikim i cili gjendet në këtë link, duke bashkëngjitur dhe CV-në tuaj: https://www.bpbbank.com/forma-e-aplikimit-per-punesim/

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 22 Nëntor, 2020.

BPB Footer

Shikime 1190
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Dragash
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC