Green Art Center - (GAC)

Shpallje e Interesit për Hartimin e Koncept Planeve për Komunën e Mitrovicës

	 	 

SHPALLJE E INTERESIT

Nr. 01-030

Autoriteti Kontraktues: Green Art Center - Prishtina (GAC)

Informata të përgjithshme: Green Art Center - Prishtina është organizatë joqeveritare e themeluar në Kosovë e specializuar në fushën e menaxhimit të mbeturinave, njëherësh bashëpunëtor i ngushtë institucional me oraganizata vendore, ndërkombëtare dhe institucione në Republikën e Kosovës në hartimin dhe implementimin e projekteve me interes.

Në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Mitrovicës, respektivisht në angazhimin e përbashkët për hartimin e:

  1. Planit Lokal të Veprimit në Mjedis;
  2. Plani Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave;
  3. Plani Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave të Vëllimshme;
  4. Krijimi i Databazës për Listën e Gjeneruesve të Mbeturinave në Zonën Urbane të Qytetit;

Green Art Center - Prishtina (GAC) si monitorues dhe mbikqyrës i procesit të implementimit të këtyre planeve, përmes këtij njoftimi publik fton kompanitë/operatorët ekonomik të specializuar në shërbime konsulente profesionale për ofrimin e shërbimeve për hartimin e planeve të lartëcekura.

Objektivat:

Hartimi i “1.Planit Lokal të Veprimit në Mjedis;”, 2. “Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave;” “ 3. “Plani Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave të Vëllimshmë” dhe 4.“Krijimi i Databazës për Listën e Gjeneruesve të Mbeturinave në Zonën Urbane të Qytetit”; për Komunën e Mitrovicës do të bëhet përmes kompanive të specializuara, respektivisht përmes ofertimit të shërbimeve konsulente duke paraqitur një metodologji strikte të hartimit e cila synon të involvojë të gjithë akterët lokal dhe nacional të menaxhimit të mbeturinave, dhe të përfshijë llojin e aktiviteteve dhe planin e veprimit për hartimin e koncept planeve që do të kryhen.

Kushtet e përgjithshme:

Kompanitë dhe organizatat e specializura që do të marrin pjesë në këtë shprehje të interesit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të ofrojnë një koncept të metodologjisë për hartimin e draft dokumentit me informatat e nevojshme si:
  • involvimi i akterëve të mundshëm lokal dhe nacional të menaxhimit të mbeturinave, aktivitetet që do të kryhen për arritjen e hartimit të draftit,
  • kornizën e draft dokumentit përfundimtar,
  • stafin menaxhues të projektit dhe stafin menaxhues të aktiviteteve/eventeve që do të organizohen
  • akterët kyq që do të marrin pjesë në aktivitete/evente
  • Përvojë në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe shërbimeve komunale me fokus në: menaxhimin e integruar të mbeturinave, implementimin e projekteve të ndërlidhura me shërbimin bazik të mbledhjes së mbeturinave dhe projekte të ngjajshme.

Kriteret për aplikim

Kompanitë dhe organizatat e interesuara të aplikojnë, për të marrë materialin tenderues për këtë thirrje duhet të kontaktojnë në email adresën info@greenartcenter.org me lëndën “Informata për shprehjen e interesit për Hartimin e Koncept Planeve për Komunën e Mitrovicës” jo më vonë se më datën 20 Nëntor, 2020.

Për informata shtesë mund të adresoheni në administratën e Green Art Center – Prishtina (GAC) në zyren qendrore në Prishtina (Rr. Ana Komena, p.n. 10000 Prishtinë, Kosovë).

Data për aplikim është 25 Nëntor, 2020, jo më vonë se në ora 16:00.

Green Art Center – Prishtina (GAC) ofron mundësi të barabarta për të gjithë të interesuarit për aplikim Hartimin e Koncept Planeve për Komunën e Mitrovicës.

Shikime 783
Kategoria Të tjera
Skadon 1 ditë
Orari
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC