Save The Children

Ftesë për aplikim - Mobilizues/e të Komunitetit (Përlepnicë dhe Cermjan)

	 	 

Ftesë për aplikim

Dy (2) Mobilizues/e të Komunitetit për qendrat me bazë në komunitet mbi kujdesin, zhvillimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme (KZhEFH)

  1. Historiku

Save the Children është organizatë udhëheqëse botërore e pavarur për fëmijët. Vizioni i saj është një botë në të cilën çdo fëmijë ka të drejtën e mbijetesës, mbrojtjes, zhvillimit dhe pjesëmarrjes. Misioni i saj është të frymëzojë përparime në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe të arrijë ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre. 

  1. Qëllimi dhe afati kohor

Save the Children në Kosovë në kuadër të projektit “ Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë së kujdesit, zhvillimit dhe edukimit në fëmijëri të hershme -KZhEFH, financuar nga Save the Children Itali, kërkon dy (2) Mobilizues/e të Komunitetit për qendrat me bazë në komunitet mbi kujdesin, zhvillimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme (ZHKFH), një (1) për Përlepnicë dhe një (1) për Cërmjan. Për më shumë informacion mbi detyrat e punës, ju lutemi klikoni në Termat e Referencës apo kërkoni ato duke dërguar email në adresën scik@savethechildren.org    

Mobilizuesit/et e komunitetit do të angazhohen me marrëveshje për shërbime gjatë periudhës janar 2020 deri më 30 qershor 2022.

  1. Kualifikimet e kërkuara
  • Diploma e shkollës së mesme
  • Banor i komunitetit në lokacionin përkatës dhe njohës i gjuhës së shumicës së fëmijëve të cilët do të ndjekin institucionin parashkollor
  • Përvojë e dëshmuar në punën e komunitetit
  • Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore
  • Njohje bazë e kompjuterit (interneti, email, word, excel)
  1. Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim me titull “Aplikim për Përlepnicë” ose “Aplikim për Cërmjan”  në scik@savethechildren.org jo më vonë se 25.11.2020 në ora 16:00.

  1. CV
  2. Letër motivimi
  3. Diploma e shkollës së mesme/Diploma e Universitetit
Shikime 985
Kategoria
Skadon 1 ditë
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC