KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë në fabrikën e djathit “Rugove” SH.P.K. në Drelaj (Rugovë), Pejë për pozitën e hapur të punës:
MIRËMBAJTËS I OBORRIT DHE IMPIANTIT
FABRIKA E DJATHIT “RUGOVE” SH.P.K., NË DRELAJ (RUGOVË), PEJË.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Mirëmban oborrin dhe hapësirat e gjelbërta;
- Organizon mbledhjen e mbeturinave nga koshat në kontejnerin kryesor;
- Në bashkëpunim me zyrtarin përgjegjës evidenton, pranon dhe regjistron repromaterialet në regjistër dhe bën palosjen e tyre në depo bashkë me punëtorin e paketimit;
- Punon me pirunar dhe është përgjegjës për të;
- Kontrollon dhe menaxhon funksionimin e impiantit (ngarkesat e cisternave) dhe po ashtu i evidenton ato;
- Kohë pas kohe asiston në ngarkimin e cisternave me hirrë;
- Kontrollon punën e pompave dhe në rast të defekteve i raporton me kohë, eventualisht propozon zgjidhje;
- Bashkëpunon ngushtë me kryepunëtorin, menaxherin e prodhimit, menaxherin e sigurisë së cilësisë, shoferet e cisternave dhe zyrtarin për logjistikë;
- Operon me paketirken e djathit;
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën përkatëse.
Kriteret e punësimit:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme;
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore;
- E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
- Të jetë banor i regjionit të Pejës.
Çka presim nga kandidatët:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
- Të jenë të motivuar për punë;
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës;
- Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Çka ofron Korporata RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
- Ambient profesional dhe motivues;
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
- Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë;
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 24 nëntor 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.
