Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalMF SYSTEMS me seli ne Prishtinë, si kompani e specializuar për projektim, implementim, instalim dhe shitje të sistemeve elektronike të sigurisë dhe komunikimit, shpallë:
KONKURS PËR VENDE PUNE
Pozitat e kërkuara janë:
- Mbikqyrës i projekteve
- Teknik / instalues
- Elektricist instalues
Pozita 1.: Mbikqyrës i projekteve – kushtet dhe kualifikimet e nevojshme për aplikim:
Edukimi – Fakulteti i Elektroteknikës ose Fakulteti i shkencave kompjuterike
Kualifikimi - Diploma e fakultetit
Përvoja e punës - Përvojë pune në punët e instalimeve të sistemeve elektronike (sisteme te alarmeve, video vezhgimit, rrjetave pasive dhe aktive LAN/TEL, etj), përgatitje të projekteve, mbikqyrje të punëve të ngjashme.
Gjuhët - Gjuha angleze e domosdoshme.
Puna me kompjuter: Njohja e aplikacioneve: Word, Excel, Cad aplikacionet, etj. Njohuri ne rrjetat LAN, WAN
Pozita 2: Teknik / Instalues – kushtet dhe kualifikimet e nevojshme për aplikim:
Edukimi - Shkolla e mesme
Kualifikimi - Diploma e shkollës së mesme
Përvoja: Përvoja në punë të instalimeve të sistemeve elektronike (sisteme te alarmeve, video vezhgimit, rrjetave pasive dhe saktive LAN/TEL, etj)
Përshkrimi i punëve: Punë në shtrirje të kabllove të rrjetit LAN/TEL, kanaleve plastike, montim i modemëve të internetit dhe televizionit kabllovik, etj
Pozita 3: Elektricist instalues – kushtet dhe kualifikimet e nevojshme për aplikim:
Edukimi - Shkolla e mesme
Kualifikimi - Diploma e shkollës së mesme
Përvoja: Përvoja në punë të instalimeve të rrjetave elektrike në objekte.
Përshkrimi i punëve: Punë në shtrirje të kabllove, gypave plastike, montim i kutive dhe/ose prizave elektrike, kutive të siguresave dhe të ngjashme
Inkurajohen kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre me email në: info@mf-systems.com ose në selinë e firmës, adresa: Rr. Naser Hajrizi nr. 58, Prishtinë
Përveq CV-së, kandidatët duhet të sjellin edhe diplomat e shkollimit, kopjen e letërnjoftimit, referencat dhe kualifikimet tjera, si dhe detajet e kontaktit.
Inkurajohen kandidatët e rinj qe sapo kanë përfunduar studimet ose janë pranë diplomimit të sjellin CV-të e tyre në adresën e mësipërme ose në email: info@mf-systems.com