Komuna e Pejës

Mësimdhënës

	 	 

KONKURS

Vendi i punёs:

  • ShM e Mjekësisë

Pozita:

  • Mësimdhënës I lëndëve mjekësore

Kohëzgjatja e Kontratës:

  • Në kohë të caktuar deri me 31.08.2021

Orё pune nё javё:

  • 20 orë

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit (merret në Drejtorinë e Arsimit)
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Çertifikata e lindjes
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj.
  • Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh.
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime.
  • Dëshmi të përvojës së punës në institucione arsimore (nëse ka).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr 04/L-032 dhe , Ligji Nr. 03/L-068) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr 05/2015) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.
Kriteret e kualifikimit për këtë pozitë janë :
Fusha : Shëndetësi
⦁ Mjeku specialist
⦁ Mjeku
Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe testit me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ nr. Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.
Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.
Afati dhe mënyra e aplikimit;
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 23.10.2020 deri me 06.11.2020
Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,në Drejtorinë e Arsimit –Komuna Pejë.

 

Shikime 182
Kategoria Edukim
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC