Sutherland

Konsulent i Shërbimeve për Konsumatorët me Gjuhë Turke

	 	 

Konsulent i Shërbimeve për Konsumatorët me Gjuhë Turke

Sutherland është themeluar në ShBA në vitin 1986 dhe është kompani globale që mirret me proceset e bizneseve.  Në Kosovë është hapur në vitin 2017 dhe ka rreth 250 të punësuar që ofrojnë përkrahje teknike dhe kujdes ndaj klientëve.

Sutherland është në kërkim të kandidatëve turk-folës që dëshirojnë të punojnë në pozitën Konsulent i Shërbimeve për Konsumatorët me Gjuhë Turke

Cilat janë detyrat e juaja?

  • Të përgjigjeni në pyetjet, kërkesat dhe ankesat e konsumatorëve duke iu ofruar zgjidhje korrekte
  • Të ofroni informata aktuale mbi produktet dhe shërbimet e Klientit tonë
  • Sjellje dhe komunikim profesional në komunikim me telefon dhe në të shkruar (e-mail, chat).
  • Të mirëmbani relacione me konsumatorët dhe prezantoni kompaninë në mënyrë profesionale.

Çka presim ne nga ju?

  • Nivel shumë të mirë të gjuhës turke (në të shkruar dhe të folur)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Fleksibil për të punuar në orare me ndërrime
  • Gatishmëri për marrje të vendimeve të shpejta
  • Aftësi adaptimi me dinamikën e punës

Çka përfitoni ju nga ne?

  • Paga konkurruese
  • Benefite shtesë (Sigurim Shëndetësor, mbulim të shpenzimeve të transportit, bonuse)
  • Trajnim intenziv dhe i vazhdueshëm me standarde dhe kualitet global për kujdes ndaj konsumatorit
  • Mundësi zhvillimi profesional

Aplikoni direkt në linkun: http://sf.joinsutherland.com/tp/rj6-dyYx2_e-K

ose dërgoni CV tuaj në: kosovo.careers@sutherlandglobal.com

Shikime 1783
Kategoria Telekomunikim
Skadon 15 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC