Dekra Akademie Kosovë

Infermier/e të licensuar të përgjithshëm dhe të pediatrisë (Gjermani)

	 	 

DEKRA Akademie është vendosur zyrtarisht në Kosovë dhe ka hapur dyert për infermierët e licensuar të cilët dëshirojnë të emigrojnë në mënyrë të organizuar dhe të shpejtë në shtetin Gjerman, duke përfituar falas të gjitha shërbimet e mësimit të gjuhës gjermane, aftësimit profesional, certifikimit, ndërmjetësimit të punësimit, transferimit në Gjermani dhe asistencës për bashkimin familjar.

DEKRA Akademie është në kërkim për:

  • Infermier/e të licensuar të përgjithshëm dhe të pediatrisë në Kosovë

Lokacioni: Gjermani

Kriteret të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët:

  • Edukim përkatës (shkolla e mesme e lartë – Infermieri ose Diplomë Universitare në Infermieri);
  • Të kenë njohuri bazike kompjuterike;
  • Të jenë komunikativë dhe të shkathtë.

Çka ofron DEKRA Akademie?

  • Mësim të Gjuhës Gjermane nga niveli A1 në B2;
  • Kontratë pune në Gjermani me pagë dinjitoze;
  • Aftësim profesional dhe kualifikim për marrjen e licencës Gjermane të Infermierit;
  • Asistencë në pajisjen me vizë pune dhe transferim në Gjermani;
  • Mbështetje në procesin e bashkimit familjar, pas një periudhe pune në Gjermani.

Të gjithë infermierët të cilët plotësojnë kriteret dhe janë të interesuar mund të kontaktojnë menjëherë në +38348552552 ose të na vizitojnë në zyret tona në Prishtinë në adresën Rruga "Rexhep Luci", Nr. 9,10000 Prishtinë

Shikime 1285
Kategoria Shëndetësi
Skadon 8 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC