SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë

	 	 

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për një Hapësirë/ sallë dhe akomodim për aktivitetin e radhës në kuadër të Projektit „Aksion i përbashkët për decentralizim“për organizimin e një punëtorie dy ditore me 20 pjesëmarrës me datat: 09,10 dhe 11 nëntor 2020 në qytetin e Gjakovës.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

Sallë për zhvillimin e punëtorisë, e përshtatshme për punë në grupe dhe prezentime; Salla preferohet të jetë e pajisuar me projektor, flipchart dhe banerë për prezentime;

Dhoma gjumi teke (e preferuar )për akomodim të 20 personave për dy net (09 dhe 10 nëntor 2020) Me datë 09.11.2020- darka me një pije joalkoolike

Me datë 10.11.2020- mëngjesi, salla me dy kafe dhe dy shishe ujë për person në pauza gjatë punëtorisë, dreka dhe darka me nje pije joalkoolike

Me datë 11.11.2020- mëngjesi, salla me dy kafe dhe dy shishe ujë për person në pauza gjatë punëtorisë dhe dreka me një pije joalkoolike

Oferta finaciare duhet të jetë e specifikuar me çmime të ndara: çmimi për sallë, çmimi për kafe, çmimi për ujë, akomodimi me mëngjes, çmimi për drekë dhe çmimi për darkë

  • Hoteli të posedojë sallë me hapësirë të mjaftueshme për punë dhe aktivitete për pjesëmarrësit;
  • Salla duhet të jetë e përshtatshme, të ketë hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e pasijeve me projektorë, flipchartë, banerë dhe mundësi për punë në grupe për punëtori.
  • Salla të ketë kushte për punë sa i përket ndriqimit, pastërtisë dhe qetësisë;
  • Në pajtueshmëri me Udhëzimet nga institucionet shëndetësore për luftimin e COVID-19, salla duhet të ketë distancë të mjaftueshme (1-2 metra) në mes të pjesëmarrësve;
  • Hoteli duhet t’i respektojë masat kundër COVID-19, duke dezinfketuar dhomat, sallën dhe hapësiren e ngrënies;

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzoj:

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/NUI
  2. Çmimet duhen të kuotohen në euro pa TVSH
  3. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

Oferta duhet te jete e vlefshme 30 dite nga dita e mbylljes se Fteses per Oferte

Kriteret për përzgjedhje:

Përmbushja e  specifikacionit sipas kërkesës sonë;

Pas plotësimit të  kritereve të lartëpërmendura , çmimi më i lirë

Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Shënim: Në rast të ndryshimit të situatës epidemiologjike me virusin COVID-19, dhe udhëzimeve nga institucionet shëndetësore për mbyllje ose anullim të aktiviteteve, organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nuk merr përgjegjësi për anulimin e aktiviteteve ose kompenzimin e çfarëdolloji.

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 26.10.2020 në email adresën: procurement1@soskosova.org

Ofertat e dorëzuara me vonesë nuk do të shqyrtohen

Shikime 805
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC