EPPC Kosova

Zv. Menaxher/e të Burimeve Njerëzore

	 	 

Eppc Header

EPPC Kosovo, është duke rekrutuar një Zv. Menaxher/e të Burimeve Njerëzore për klientin e saj, një nga grupet më të mëdha dhe më inovative të investimeve në Shqipëri dhe Ballkan, i cili operon në industrinë e prodhimit.

Përgjegjësitë kryesore:                                     

  • Zhvillon, rishikon dhe rekomandon politikat dhe objektivat e B.NJ. për kompaninë;
  • Implementon dhe kontrollon programet e B.NJ. për personelin;
  • Mundëson veprimet e B.NJ. që mbështesin dhe plotësojnë qëllimet strategjike të kompanisë duke ju referuar funksioneve të B.NJ.;
  • Menaxhon personelin e Departamentit – trajnon personelin e ri nën mbikqyrjen e tij/saj sipas nevojës;
  • Planifikon nevojat e personelit në zbatim të strategjive të kompanisë dhe zhvillimit të tregut të punësimit;
  • Dizajnon dhe mundëson praktikat më të mira sa i përket elementeve të pagës, duke i përfshirë rimburësimet, skemën e sigurimeve dhe paketat e tjera të ngjashme;
  • Planifikon dhe menaxhon buxhetin e departamentit të B.NJ.;
  • Siguron delegimin efektiv të detyrave sa herë është e nevojshme te personeli që ka në varësi.

Kërkesat për këtë pozicion janë:                        

  • Diplomë Universitare në Ekonomi/Shkenca Sociale/Juridik, etj;
  • Përvojë e mëparshme pune mbi 3 vite në pozicione drejtuese në B.NJ.;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze;
  • Aftësi drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse.

Të dhënat:                                                                

Pozicioni:                        Zv. Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore;
Paga:                                Konkurruese;
Kontrata:                          Sipas Ligjit të Punës;
Lokacioni:                         Kosovë;
Aplikimet mbyllen:          21.10.2020. 

Si të aplikoni:                                                           

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Zv. Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore’ në adresën e e-mailit:

kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Shikime 1897
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC