1AMD

Brand Manager, Përfaqësues Mjekësor

	 	 

Kompania 1AMD Sh.p.k. me seli në Lipjan, afer rrethit te QMI, me zgjerimin e fushës së veprimtarisë dhe strategjisë së marketingut si edhe shitjes në teritorin e Republikës së Kosovës, kërkon bashkëpunëtorë të rinjë, për vend të lirë të punës si:

Brand Manager

Detyrat dhe Përgjegjësitë: 

  • Zhvillon dhe implementon strategjitë e Brandit;
  • Bënë hulumtimin e tregut;
  • Analizon planet/buxhetin e marketingut dhe suksesin e tyre;
  • Komunikimi me klientët dhe partnerët;
  • Përgatitë marrëveshje bashkëpunimi;
  • Organizon dhe lanson artikuj të rinj;
  • Ndikon në rritjen e vetëdijës për brendin;
  • Detyra tjera të përcaktuara nga menaxhmenti.

Kualifikimet:

  • I/e motivuar dhe ambicioz/e;
  • Diplomë universitare (preferohet në fushat e Farmacise por edhe ne Biznes/Marketing);
  • Përvojë pune në shitje-marketing (përparësi);
  • Njohuri elementare kompjuterike dhe të paketës së Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (gjuha Gjermane është përparësi);
  • Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese;
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
  • Të posedojë patent shofer "B" (përparësi).

Kompania 1AMD Sh.p.k. me seli në Lipjan, afer rrethit te QMI, me zgjerimin e fushës së veprimtarisë dhe strategjisë së marketingut si edhe shitjes në teritorin e Republikës së Kosovës, kërkon bashkëpunëtorë të rinjë, për vend të lirë të punës si:

Përfaqësues mjekësor

Pergjegjësitë:

  • Të realizojë promovimin e aktiviteteve në udhëheqjen e prezantimit dhe promovimin e produkteve farmaceutike, e gjithashtu të bëjë zhvillimin dhe mbajtjen e kontakteve personale me barnatore duke gjeneruar shitje të produkteve, përcjellje dhe mbarëvajtje të këtyre produkteve në vazhdimësi si dhe duke respektuar rregullat e targetimit për klasifikimin e klientëve në kategoritë përkatëse.
  • Ne kërkojmë një person me diplomë universitare në farmaci, mjekësi apo fusha të ngjashme relevante me patent shoferi të kategorisë B valid. Ju duhet të jeni person bindës, ME PËRVOJË PROFESIONALE, aftësi të mira komunikuese dhe njohuri me standardet e PC.
  • Ne ju ofrojmë një rast që plotësisht ti shprehni potencialet e juaja afariste. Ne presim nga ju potencial përmes të cilit do të ngriteni përbrenda strukturës sonë dhe të bëhëni njëri nga anëtarët e stafit.
  • Prioritet kanë kanditatet të kualifikuar në fushën e Farmacisë.

Sa do të përparoni?

Kjo krejtësisht do të varet nga ju, ambiciet tuaja dhe kontributi juaj ndaj nesh.

Nëse kjo është interesante për ju, luteni të aplikoni duke dërguar biografinë (CV-në tuaj) në email adresën: info@1-amd.com
Aplikimi duhet të dërgohet me mbishkrimin “Përfaqësues mjekësor” dhe vlenë deri më 09.11.2020
Vetëm personat të cilët i plotësojnë kriteret e lartëcekura do të mirren parasysh dhe do të njoftohen për interviste.

Shikime 7238
Kategoria Shëndetësi
Skadon 9 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC