Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE)

Analist/e për Energji Termike

	 	 

ANALIST/E PËR ENERGJI TERMIKE

ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI

Kontrata: Vendore
Vendi i Punës: Prishtinë

QËLLIMI DHE FUSHËVEPRIMI I POZITËS

Analisti për Energji termike i raporton Udhëheqësit të Departamentit të Energjisë termike dhe Gazit natyror. Është përgjegjës për çështjet që kanë të bëjnë me sektorin e ngrohjes qendrore në ZRRE, në zhvillimin e politikës së ngrohjes qendrore, përmbushjes së standardeve dhe praktikave tjera operacionale që i mundësojnë ZRRE-së të kryejë detyrat, dhe përgjegjësitë e veta në përputhje me legjislacionin e rregulloret e zbatueshme në këtë sektor.

Ajo/ai siguron mbështetje teknike për 4 departamentet (Ligjor dhe të Licencave, Mbrojtjes së Konsumatorëve, Tregut të Energjisë dhe Çmimeve dhe Tarifave) lidhur me ngrohjen qendrore.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Ajo/ai i siguron bën analiza, verifikime, shqyrtime, këshillime, udhëzime në lidhje me sektorin e Ngrohjes Qendrore:
  • Përgatitjen e dokumenteve të brendshme që kanë të bëjnë me sektorin e Ngrohjes Qendrore;
  • Shqyrtimin e aplikacioneve për licencimin e ndërmarrjeve për ngrohje qendrore dhe formave të ndryshme që kanë të bëjnë me të licencuarit;
  • Monitoron të licencuarit e Ngrohjeve Qendrore në bashkëpunim me Departamentin Ligjor dhe të Licencimit;
  • Bashkëpunon me Departamentin për Mbrojtje të Konsumatorëve të ZRRE-së në definimin e procedurave për zgjidhjen e kontesteve në fushën e ngrohjes qendrore;
  • Bashkëpunon dhe ndihmon departamente te tjera në ZRRE;
  • Detyrat tjera siç kërkohet nga mbikëqyrësi i tij/saj

KRITERET PROFESIONALE/ KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike;
  • Së paku 3 vite përvojë pune në furnizimin me energji, e preferueshme është në ngrohje qendrore dhe/apo të kombinuar me energjinë;
  • Aftësi të shkëlqyera për të komunikuar dhe punuar në Gjuhën Shqipe dhe Angleze, e preferuar edhe Gjuha Serbe;
  • Aftësi analitike;
  • Njohuri pune në kompjuter;
  • Aftësi për të punuar në ambient multi-etnik dhe multi-kulturor;
  • Aftësi për të punuar me një shkallë të lartë të besueshmërisë;

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri më: 22 tetor 2020

Formularët për aplikim mund t’i shkarkoni nga webfaqja e ZRRE-së: www.ero-ks.org

Së bashku me aplikacionin, aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme për verifikim:

  • Dëshmi të kualifikimeve arsimore;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;
  • Letër-rekomandimet;
  • Dokument identifikimi;
  • Dëshmi që kandidati nuk është nën hetime

Aplikacionet duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme:
Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12
10000, Prishtinë, Kosovë
Ose në:
rekrutimi@ero-ks.org
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh

Shikime 1396
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC