Kosmonte Foods Sh.P.K

Shitës Ambulant (Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj)

	 	 

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës,  Harilaq, Fushë Kosovë, shpall konkurs për:

Pozita: Shitës Ambulant për regjionin: Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për viziten e pikave në bazë të planit të caktuar nga kompania;
  • Përgjegjës për marrje të porosive dhe shitje të produkteve;
  • Është i obliguar të bëjë prezantimin e artikujve të rinjë tek të gjithë blerësit të cilët i viziton;
  • Është i obliguar që në vazhdimësi të kontribuojë për zhvillimin e shitjes dhe gamës së produkteve;
  • Eshte i obliguar t’i mbikëqyrë pikat shitëse në atë mënyrë që në asnjë moment të mos ketë mungesë të produkteve;
  • Përgjegjës për vlerësim të sasisë së porosisë me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve, apo mbingarkimin e tepërt;
  • Ne koordinim me mbikëqyrësin shpërndan sipas prioriteteve dhe mirembanë materialet reklamuese

Kualifikimet e kërkuar:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme,
  • Të jenë të shkathët, fleksibil, komunikativ dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të shitjes;
  • Të kenë aftesi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
  • Preferohet 1 vit përvojë pune në shitje.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet e lartëpermendura, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postes elektronike: apliko@kosmontefoods.com

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni si dhe Regjioni.

Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e lartëpermendura, do të kontaktohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 07/10/2020 deri me 21/10/2020.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in:

www.kosmontefoods.com

Shikime 7673
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC