Celonis

Team Lead Support Engineer

	 	 

Bëhuni pjesë e Celonis si Team Lead Support Engineer

Kualifikimi i preferueshëm:

  • Diplomë universitare në fushën e shkencave kompjuterike, IT, inxhinieri, menaxhim, biznes, apo në ndonjë fushë ekuivalente ose 4 vite përvojë pune
  • Së paku 2 vite përvojë pune në udhëheqje dhe zhvillim të ekipeve të Costumer Support në një ambient global
  • Fokus dhe shërbim cilësor ndaj klientit, aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale
  • Aftësi për të vendosur dhe komunikuar qëllime individuale dhe për të komunikuar strategjitë, taktikat dhe sjelljet e nevojshme për të arritur këto qëllime
  • Fleksibilitet dhe aftësi të dëshmuar për t’u adaptuar në situata të paqarta dhe të ndryshueshme
  • Aftësi për të menaxhuar situata me presion të lartë
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe logjike
  • Përvojë të drejtëpërdrejtë në administrimin e sistemeve Windows ose Linux/Unix
  • Njohuri në SAML, SSO, LDAP, JKS
  • Përvojë të drejtëpërdrejtë në një gjuhë programuese: Java ose Python
  • Përvoja në sistemin e databazave (Oracle, MS SQL Server, MySql) shihet si përparësi
  • Certifikatë në ITIL Foundation (do të ishte përparësi)

Përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe udhëheq një ekip të 24/7 1st Level Support Engineers, me fokus në performancën e ekipit dhe kënaqshmëri të klientit.
  • Ndërton një ambient në të cilin Support Engineers performojnë më së miri, duke u siguruar që ekipi ndërton fokusin ndaj klientit, aftësitë bashkëpunuese, ekpertizën teknike, aftësitë e shkëqyeshme komunikuese dhe ndërpersonale që nevojitet për t’u shërbyer klientëve tanë në nivel global.
  • Administron diskutimet mbi vlerësimin e punëtorëve, ofron tajnime, ndan feedback në mënyre të rregullt dhe ndërton partneritet me punëtor mbi zhvillimin e karrierës duke aplikuar vlerat e Celonis
  • Menaxhon të gjitha aspektet e mbështetjes ndaj klientëve, duke përfshirë operimet ditore dhe takimet; adreson feedback-un e klientëve dhe kontribuon në krijimin dhe përmirësimin e proceseve mbështetëse
  • Kultivon një partneritet të fuqishëm ndërmjet ekipeve të ndryshme të Celonis Support dhe akterëve në rajone të ndryshme
  • Zhvillon partneritet me kolegët rajonal dhe global të Celonis për të siguruar konsistencë në proceset globale dhe kordinim të resurseve
  • Orari i punës: me ndrrime 24/7

Si të aplikoni?

Ju lutemi hyni në faqen në vijim dhe plotesoni informatat e kerkuara dhe bashkangjitni CV-në tuaj:
https://www.celonis.com/careers/jobs/locations/pristina-kosovo?id=4176000003

Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni në +383 49 108 103.

Pse është Celonis vendi më atraktiv për punësim?

  • Produkti jonë kryesorë është Intelligent Business Cloud që paraqet veglën më të fuqishme në botë për analizimin, përpunimin dhe transformimin e të gjitha proceseve biznesore të mbështetura nga IT.
  • Ne jemi një kompani e udhëhequr nga teknologjia dhe si e tillë kemi zhvilluar databazën in-memory në C++ për analize të proceseve, framework në Java si dhe librari për komponente në Angular - të gjitha in-house.
  • Kultura e kompanisë tonë përfshinë një staf mendjehapur, pajisje high-end për punë, pije dhe snacks në zyre, të premte argëtuese, organizime jashtë zyres, onboarding në Munich dhe një zyre inovative që përmban këndin e argëtimit, zërimin e avansuar, ventilimin e ajrit dhe gjelbrimin e brendshëm.
  • Kompenzime të larta, employee stock options program dhe sigurimi shëndetësor privat.
  • Për ne është shumë me rëndësi që stafi jonë të ndihet i plotësuar në punë si dhe ta arrijë potencialin maksimal. Prandaj i kushtojmë shumë rëndësi programit tonë per zhvillim profesional (Personal Development Plan).
Shikime 2412
Kategoria Informatikë
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC