A&M Mega Store

Vende të lira pune (4)

	 	 

A&M MEGA STORE  hap vende tё lira pune pёr kandidatët e intersuar:

Pozitat:                  

  • 1 - Dizajner/e Grafik/e ( M/ F )
  • 1 - Asistent/e i/e mediave sociale ( M/ F )
  • 2 - Depoistë (M)

Vendi i punës: Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (afër QMI Event)

Orari i punës: I plotë

Afati për aplikim: Deri më  18 / 10 / 2020

1. Dizajner/e Grafik/e (M/F) 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Dizajnimin e broshurave, fletushkave dhe materialeve të marketingut;
  • Mirëmbajtjen e konsistences së brendit te kompanisë;
  • Dizajnimin dhe krijimin e përmbajtjeve për web dhe rrjete sociale si video, foto dhe tekst;
  • Planifikimin dhe mbikqyrjen e kampanjave për marketing.

Kriteret dhe aftësitë e nevojshme:

  • Arsimim i lartë në fushën e Dizajnit Grafik dhe Komunikimit;
  • Të ketë njohuri në paketen e Adobe Creative Suite veçanërishtë Adobe Photoshop, Adobe Illustratore dhe Premiere;
  • Të ketë së paku dy vite përvojë të punës në dizajnimin dhe krijimin e materialeve për Marketing;
  • Të ketë aftësi kreative në krijimin e përmbajtjeve për rrjetet sociale.

2. Asistent/e i/e mediave sociale (M/F) 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon komunikimet në media sociale;
  • Angazhohet në krijimin e pranisë së mediave sociale në platforma të reja dhe në zhvillim të mediave sociale;
  • Ndihmon menaxhimin e mediave sociale me projekte të mëdha, ngjarje dhe menaxhim të komunitetit;
  • Krijon përmbajtje dinamike të shkruar, grafike dhe video;
  • Mbledhë të dhënat specifike për produktet e ofertës dhe prezantimit në afatete e parapara kohore.

Kriteret dhe aftësitë e nevojshme:

  • Arsimim në fushën e Dizajnit Grafik dhe Komunikimit;
  • Së paku një vite përvojë të punës në dizajnimin dhe krijimin e materialeve për Marketing;
  • Të ketë njohuri në paketen e Adobe Creative Suite veçanërishtë Adobe Photoshop, Adobe Illustratore dhe Premiere;
  • Aftèsi të mira në menaxhimin e platformave Facebook/Instagram;
  • Aftësi të forta të komunikimit;
  • Shkathtësi të fortë të shërbimit ndaj klientit.

3. Depoist (M) (2)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon, lëvizë, bartë, klasifikon dhe sistemon artikujt sipas standardëve të kompanisë;
  • Selekton, ndanë hapsirën për deponim të mallërave dhe sistemon mallërat në pjesët e caktuara;
  • Shkarkon dhe ngarkon mjete të ndryshme të transportit të mallërave;
  • Numëron dhe raporton stokun e mallërave, sipas nëvojes dhe në baza periodike;
  • Punon dhe vepron sipas udhëzimëve që pranohën nga Menaxheri i Depos.

Kriteret dhe aftësitë e nevojshme:

  • Arsimim i mesëm apo i lartë (vijim i Studimëve);
  • Përvojë pune paraprake së paku 6 muaj në magazinë / depo;
  • Shkathtësi të mira matematikore/ numerike, komunikuese, organizative, sistemuese;
  • Fleksibil dhe i shpejt në kryërje të detyrave;
  • Gatishmëri të punoj nën presion; sipas nevojës të punojë pas orarit;
  • Të posedojë patent shofer.

MËNYRA E APLIKIMIT:

Të interesuarit qe duan te bashkohen me kompaninë tonë mund të aplikojnë duke dërguar CV, referenca, dëshmi mbi kualifikimin dhe trajnimet, etj. në email: puno@am-megastore.com.

Ju lutem të shënohet në subjekt Pozita dhe Qyteti.

Shikime 5934
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC