Dekra Akademie Kosovë

Mësimdhënës të Gjuhës Gjermane

	 	 

DEKRA Akademie Kosova është një ndër kompanitë më të mëdha private të formimit profesional në Gjermani. Çdo vit, më shumë se 100.000 njerëz i besojnë aftësisë sonë për t‘a kthyer cilësinë më të lartë të shkollimit dhe formimit të mëtejshëm profesional që ne ofrojmë, në një sukses konkret. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për vende të reja pune, hapa përpara në karrierën profesionale në ndërmarrje, apo kualifikime  të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi, klientët tanë mund të kenë besim të plotë tek ne në menaxhimin e plotë të suksesit të tyre. Me 150 filiale të shpërndara në mbarë territorin e Republikës Federale Gjermane ne kujdesemi që cilësia e lartë në formimin profesional, nga njëra anë, dhe efiçenca, nga ana tjetër, të mos e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi: Falë mjeteve dhe metodave moderne  të mësimdhënies, ne mundemi që t’i trajtojmë me përgjegjësi nevojat e klientëve tanë në situatat e tyre konkrete jetësore e ato të karrierës profesionale.

DEKRA Akademie Kosova është vendosur zyrtarisht në Kosovë në vitin  2019 dhe ka hapur dyert për infermierët e licensuar të cilët dëshirojnë të emigrojnë në mënyrë të organizuar dhe të shpejtë në shtetin Gjerman, duke përfituar falas të gjitha shërbimet e mësimit të gjuhës gjermane, aftësimit profesional, certifikimit, ndërmjetësimit të punësimit, transferimit në Gjermani dhe asistencës për bashkimin familjar. Aktualisht DEKRA Akademie Kosovë ka tre departamente: departamenti i mësimdhënies dhe trajnimit, departamenti i transferit, dhe departamenti i burimeve njerëzore.

DEKRA Akademie Kosova është në kërkim të kandidatëve për pozitën mësimdhënës të Gjuhës Gjermane.

Kërkesat tona:

  • Kualifikim universitar në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane
  • Më së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e mësimdhënies
  • I/e gatshëm/e dhe i/e motivuar për punë në ekip dhe për sfida të reja në fushën e mësimdhënies

Çfarë ofrojmë ne:

  • Atmosferë të mirë pune
  • Punë ekipore dhe zhvillim profesional
  • Pagë të denjë të bazuar në kualifikim dhe performanca profesionale

Si të aplikoni:

Ju lutem na e dërgoni CVn në email adresën blerina.miftari@dekra.com

Afati i fundit për aplikim është 5 Tetor 2020.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet të cilët janë në listë të ngushtë.

Shikime 931
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC