Kompania e Sigurimeve "Siguria"

Udhëheqës për menaxhimin e riskut

	 	 

Kompania e Sigurimeve “ SIGURIA ”, shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Udhëheqës për menaxhimin e riskut

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Të ndihmoj Bordin dhe Menaxhmentin e Lartë në kryerjen e përgjegjësive të tyre përkatëse, përfshirë ofrimin e analizave profesionale dhe kryerjen e rishikimit të rreziqeve;
  • Përgjegjës për procesin e matjes, vlerësimit të riskut dhe zhvillimit të strategjive për menaxhimin e tij në kompani;
  • Të bëjë identifikimin e rreziqeve materiale individuale dhe të agreguara
  • Vlerësimin, agregimin, monitorimin dhe ofrimin e ndihmës në menaxhimin dhe adresimin e rreziqeve të identifikuara
  • Të krijoj vlerësim largpamës të profilit të rrezikut;
  • Në vazhdimësi të vlerësoj mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm, në mënyrë që të identifikoj dhe të vlerësoj rreziqet e mundshme;
  • Të konsideroj rreziqet që rrjedhin nga marrëveshjet e kompensimit si dhe nga skema e bonuseve;
  • Caktimin e skenareve të stres-teste të rregullta;
  • Të kuantifikoj riskun jo vetëm në aspektin financiar, por edhe impakte tjera potenciale jo-financiare në kompani;
  • Propozon objektivat të cilat duhet arritur për menaxherët e departamenteve;
  • Informimin për Menaxhmentin e Lartë dhe raportimin në baza të rregullta kohore për Bordin ose Komitetin e Rrezikut, duke propozuar metodat e përshtatshme për zvogëlimin e rreziqeve të identifikuara;
  • Të dokumentoj dhe t’i raportoj Bordit për ndryshimet materiale që ndikojnë në sistemin e siguruesit për menaxhimin e rrezikut, në mënyrë që ky sistem vazhdimisht të mirëmbahet dhe përmirësohet;
  • Marrjen e informatave kontinuele dhe të freskëta, të cilat u nevojiten Siguruesve për vlerësimin e risqeve dhe marrjen e tyre në sigurim
  • Përpiloj Politikën e Riskut, ku pasqyrohet filozofia e menaxhimit të riskut të kompanisë;
  • Të propozoj kontrollë siguruese të aplikueshme dhe efektive për menaxhim të risqeve, implementimin e kontrollës dhe përgjegjësive për ketë veprime

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale:

  • Diplomë universitare në fushën përkatëse.
  • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune menaxheriale në fushën e menaxhimit të riskut
  • Aftësi organizative, analitike dhe menaxhuese;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi  të reja në punë
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
  • Diplomën/at dhe certifikata profesionale 

Si të aplikoni?

Të gjithë kandidatët e interesuar, mund tëi dorëzojnë aplikacionet e tyre në formë të elektronike në e-mailin zyrtar: info@ks-siguria.com

  1. CV ;
  2. Letër motivuese;
  3. Diplomën universitare.

Afati i aplikimit deri më 11.10.2020

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore

Shikime 4805
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC