Kreditimi Rural i Kosovës

Nëpunës/e për administratë, Auditorë të brendshëm (2)

	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

KONKURS

Për rekrutim të pozitave si ne vijim:

  1. Një (1) Nëpunës/e për administratë me kohë të caktuar (zëvendësim), për zyrën qendrore në Prishtinë:
  2. Një (1) Auditor/e i/e brendshëm (i ri) me kohë të caktuar (zëvendësim), për zyrën qendrore në Prishtinë.

Një (1) Auditor/e i/e brendshëm (i ri)

Përgjegjësitë:

  • Kryen auditime me qëllim që të verifikoj respektimin e procedurave të KRK-së, Merr pjesë në përgatitjen e analizës së rrezikut të KRK-së,
  • Merr pjesë në hartimin e raporteve të auditimit të brendshëm, zbatimin dhe përcjelljen e rekomandimeve,
  • Propozon plotësimin e procedurave për mbulimin e rreziqeve të identifikuara gjatë auditimit apo përpilimit të analizës së rrezikut,
  • Verifikon pajtueshmërinë me ligjet, politikat, procedurat, planet, dhe rregulloret që rregullojnë kompaninë,
  • Siguron menaxhmentin se procedurat në fuqi mbulojnë rreziqet kryesore të KRK-së,
  • Raporton kryesuesit të auditimit të brendshëm të KRK-së lidhur me aktivitetin auditues dhe gjetjet e konstatuara,
  • Kontrollime tjera lidhur me aktivitetin e KRK-së,

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, administrim biznesi, teknologji informacioni, kontabilitet, financa ose të ngjashme.
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Trajnime ose çertifikime të nderlidhura me pozitën (e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave, Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip, Njohuri të mira të gjuhës angleze,
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B
  1. Një (1) Nepunës-e për administratë:

Përgjegjësitë:

  • Regjistron të dhënat në programet/software-t adekuate,
  • Regjistrimi, zëvendësimi dhe shlyerja e kolateraleve në programin adekuat, Sistemon dokumentacion të ndryshëm administrativ,
  • Punë administrative lidhur me procesin e kredidhënies, Punë të tjera të ndërlidhura me administratë

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime te ngjajshme, Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
  • Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave,
  • Njohuri të punës me kompjuter, programet Microsoft Office,
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip, Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shoferin (kategoria B)

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.09.2020 deri me dt. 30.09.2020. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin per poziten perkatese ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.

Shikime 2053
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC