Zinkunie KS

Menaxher/e dhe agjent/e i/e shitjes

	 	 

Mundësi punësimi

Zinkunie-KS sh.p.k. ka hapur fabrikën e re të plastifikimit të metaleve dhe është në kërkim të kandidatëve për sektorin e shitjes, në pozitën: Menaxher/e dhe agjent/e i/e shitjes

Zinkunie-ks është kompani e përpunimit të metaleve. Merret me prerjen, lakimin, saldimin e të gjitha llojeve të metaleve, me makineri speciale.
Ne kujdesemi që secili metal të trajtohet në formën e tij, duke ofruar rezultatin që klienti dëshiron.
Tani me fabrikën e re të plastifikimit me pluhur të thatë "Powder
Coating", Zinkunie-KS synon ti plotësojë nevojat e klientëve në
realizimin e ideve të tyre.

Përshkrimi i punës:

  • Ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes,
  • Informon dhe këshillon klientin në lidhje me shërbimiet,
  • Shqyrton kërkesat dhe i oferton,
  • Negocion me klientintët potencial,
  • Promovon shërbimet,
  • Siguron ndërlidhjen në mes të klientit dhe linjës së plastifikimit.
    Kushtet e punës:
  • Të posedojë aftësi ndërveprimi në biznes dhe shitje,
  • Të shfaq njohuritë dhe përvojën në fushën e menaxhimit,
  • Të jete i/e aftë të punoj në grup dhe punë individuale,
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikimi në të shkruar dhe verbal,
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office,
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze,
  • Të jetë energjik, duke ofruar ide të reja në marëdhënje me klientin,
  • Të posedoj aftësi të mira interpersonale,
  • Të ketë patentë të kategorisë B,
  • Të ketë përvojë si agjent/e i/e shitjes.

Ju lutemi të dërgohen CV-të në e-mail adresën: info@zinkunie-ks.com ose ne linkun: https://www.zinkunie-ks.com/punsim/index.php
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në këtë numër: 00383 49 773 070 ose të vijnë në zyret tona: Rr.Tranziti pa numer, 20000 Prizren (Parku industrial Holandez)
Ju mirëpresim!

Shikime 3272
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC