Radio Televizioni i Kosovës

Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta

	 	 
KONKURS
 
Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta:
  • Duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëtaemërohet nga Bordi i Drejtorëve, nëbazë të rekomandimit paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikon, organizon, monitoron dhe udhëheqë procesin e punës së Shërbimeve të Përbashkëta;
  • Implementon Politikat e RTK-së të përcaktuara me ligj, Statut dhe nga ana eBordit të Drejtorëve të RTK-së;
  • Merr pjesë aktive në implementimin e strategjisë zhvillimore të RTK-së dhe mbikëqyrë realizimin e planeve afatgjata dhe afatshkurtra;
  • Përgatitë Raportin vjetor të Shërbimeve të Përbashkëta, në kuadërtë planit afarist duke përfshirë edhe përmbushjen e planit të resurseve njerëzore me arsyetim;
  • Ofron informata të rregullta Drejtorit të përgjithshëm rreth gjendjes financiare, posaçërisht për tejkalimin e shpenzimeve në linjat e posaçme buxhetore dhe rënien eventuale në të hyra;
  • Kontrollon zbatimin e planit financiar të RTK-së, posaçërisht në fushën e investimeve të reja;
  • Është përgjegjës për strategjinë financiare dhe zbatimin e saj;-Bënë parafimin e kontratave nga fusha e investimeve të reja;
  • Nënshkruan dokumentet e ndërlidhura me punën dhe afarizmin e sektorëve;
  • Mbikëqyrë zbatimin e sistemit kompjuterik për lëmin e financave;
  • Mbikëqyrë dhe koordinon punët e zyrës ligjore dhe politikat rregullative të RTK-së dhe kujdeset për ligjshmërinë e vendimeve, kontratave dhe akteve tjera
  • Përgatitë planin vjetor financiar, i cili është pjesë përbërëse e planit afarist programor të RTK-së;
  • Së bashku me anëtarët tjerë të Menaxhmentit, përgatitë planet për arsimim, aftësim profesional dhe trajnim të stafit;
  • Mbanë takimet për biseda të rregullta vjetore me bashkëpunëtorët e vet;
  • Mbikëqyrë zhvillimin e kuadrit të RTK-së me perspektivë (karrierë –“resurset njerëzore”);
  • Përgatitë dhe nënshkruan kontratat e punës dhe punës me honorar sipas planit të aprovuar afarist programor të RTK-së, në bazë të autorizimit të Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.Për punën e vet i raporton dhe i përgjigjet Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Kushtet që duhen plotësuar:
  • Kualifikim superior profesional në drejtimin juridik apo në menaxhim biznesi;
  • Të paktën 5vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhemoral;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë dhe më gjerë;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  • Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese;
  • Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës serbe dhe të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion dhe punë ekipore;
  • Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  • Njohuri e programeve MS Word, Excel dhe të tjera;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik të transmetimeve

Kandidatët e paraqitur për këtë pozitë duhet:

  • të jenë qytetar të Kosovës, të regjistruar sipas dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës;
  • të mos kenë qenë të dënuar për ndonjë vepër penale dhe që të mos gjenden aktualisht nën hetime;
  • të mos kenë angazhime, biznese, etj. të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi;
  • të mos kenë asnjë angazhim tjetër shtesë të punës jashtë këtij vendi të punës;

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës konkurs@rtklive.com, deri më datë 30.09.2020 në orën 16:00. Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen. Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merretnë konsiderim.

Shikime 649
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC