Radio Televizioni i Kosovës

Drejtori i RTK 2 –TV

	 	 
KONKURS
 
Drejtori i RTK 2 –TV:
  • Drejtori i Kanalit RTK 2 -TV duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Drejtori i Kanalit RTK 2 -TV duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Drejtorii Kanalit RTK 2 -TV përzgjidhet dhe emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik duke marrë në konsiderim rekomandimin e Grupit Punues për Përzgjedhjen e Drejtorit të Kanalit Televiziv në gjuhën serbe.
Detyrat dhe përgjegjësitëkryesore:
  • Menaxhon veprimtarinëe Kanalit RTK 2 -TV nëpajtim me Ligjin e RTK-së,Statutin e RTK-së, dhe Kodin Etik të RTK-së;
  • Administron dhe menaxhon Kanalin RTK 2-TV, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  • Përgatit planin vjetor programor, i cili përmban vëllimin edhe strukturën e programit dhe është në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;
  • Përgatitë raportin vjetor mbi përmbushjen e planit programor për nivelin e shikueshmërisë së programit televiziv, posaçërisht për emisionet e reja;
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr procesin e punës në njësinë programore të Kanalit RTK 2-TV;
  • Është përgjegjës për transmetimin e programit në tërësi si dhe për transmetimin e reklamave sipas kornizës ligjore;
  • Mbikëqyrë përmbushjen e planit programor me numër minimal të ekzekutuesve;
  • Mbikqyrë arsimimin dhe zhvillimin e kuadrove të reja me perspektivë;
  • Zhvillon bisedat e rregullta vjetore në njësitë programore;-Udhëheqë dhe përfaqëson njësitë programore të Kanalit RTK 2-TV;
  • Përgatitë normativat dhe standardet programore;-Përgatitë strategjitë zhvillimore për njësitë programore të Kanalit RTK 2-TV;
  • Siguron cilësinë e programit sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
  • Përcjellë menaxhimin e mjeteve financiare për çdo emision, duke përllogaritur çmimin për një minutë të programit;-Organizon përpilimin dhe nënshkruan të gjitha dokumentet mbi afarizmin financiar të njësisë programore të Kanalit RTK 2 –TV, përfshirë edhe pagesën e punës me honorar;
  • Përgatitë emisionet e reja me shkallën paraprakisht të përcaktuar të shikueshmërisë;
  • Vlerëson shikueshmërinë dhe statistikat programore;-Mbikëqyrë arkivimin e materialit programor;
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm. I punësuari për punën e vet në cilësinë e Drejtorit të Kanalit RTK 2 –TV i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
 
Kushtet që duhen plotësuar:
  • Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës; -Të paktën 5vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  • Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese;
  • Standard të lartë të gjuhës serbe në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohje të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze;
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  • Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  • Njohuri e programeve MS Word, Excel dhe të tjera;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik të transmetimeve.

Në bazë të Ligjit për RTK-në, Drejtor i RTK2 -TV nuk mund të emërohet personi, i cili:

  • mban post publikte zgjedhur (funksionarët publik);
  • ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjektevepolitike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  • ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave osed) është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg.

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

Bashkëngjitur me këtë dokumentacion, kandidati duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të Kanalit RTK 2 -TV (deri në 3 faqe). Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës konkurs@rtklive.com, deri më datë 30.09.2020në orën 16:00.Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.Aplikacionet e dërguara me vonesënuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh

Shikime 123
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC