Radio Televizioni i Kosovës

Drejtori i RTK–TV

	 	 
KONKURS
 
Drejtori i RTK–TV:
  • Drejtori i RTK -TV duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Drejtori i RTK -TV duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Drejtori i RTK -TV emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimittë Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;
 
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Menaxhimi i veprimtarisësë RTK-TV, nëpajtim me Ligjin e RTK-së,Statutin e RTK-së, dhe Kodin Etik të RTK-së;
  • Administrimi dhe menaxhimi i RTK-TV, duke siguruar funksionimefektiv dhe efikas;
  • Përgatitja e planit vjetor programor, i cili përmban vëllimin edhe strukturën e programit dhe është në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;
  • Përgatitja e raportit vjetor mbi përmbushjen e planit programor për nivelin e shikueshmërisë së RTK-TV, posaçërisht për emisionet e reja;
  • Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit të punës në njësinë programore të RTK-TV;
  • Përgjegjës për transmetimin e programit në tërësi si dhe për transmetimin e reklamave sipas kornizës ligjore;
  • Mbikëqyrja e përmbushjes së planit programor me numër minimal të ekzekutuesve;
  • Mbikëqyrja e arsimimit dhe zhvillimit të kuadrove të reja me perspektivë;
  • Zhvillimi i bisedave të rregullta vjetore në njësitë programore;-Udhëheqja dhe përfaqësimi i njësive programore të RTK-TV;
  • Përgatitja e normativave dhe standardeve programore;
  • Përgatitja e strategjive zhvillimore për njësitë programore të RTK-TV;
  • Sigurimi i cilësisë programore sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
  • Përcjellja e menaxhimit të mjeteve financiare për çdo emision, duke përllogaritur çmimin për një minutë të programit;
  • Organizimi, përpilimi dhe nënshkrimi i të gjitha dokumenteve mbi afarizmin financiar të njësisë programore të RTK-TV, përfshirë edhe pagesën e punës me honorar;
  • Përgatitja e emisioneve të reja me shkallën paraprakisht të përcaktuar të shikueshmërisë;
  • Vlerësimi i shikueshmërinë dhe statistikave programore;-Mbikëqyrja e arkivimit të materialit programor;
  • Kryerja e punëve të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.
 
I punësuari për punën e vet në cilësinë e Drejtorit të RTK -TV i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm.
 
Kushtet që duhen plotësuar:
  • Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
  • Të paktën 5vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  • Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese;
  • Standard të lartë të gjuhës shqipenë të folur dhe në të shkruar; Njohje të gjuhës serbedhe të gjuhës angleze;
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  • Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  • Njohuri e programeve MS Word, Excel dhe të tjera;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik të transmetimeve.
 
Në bazë të Ligjit për RTK-në, Drejtor i RTK-TV nuk mund të emërohet personi, i cili:
  • Mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);
  • Ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjektevepolitike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  • Ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave osed) është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg.
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
 
Bashkëngjitur me këtë dokumentacion, kandidati duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të RTK -TV (deri në 3 faqe). Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës konkurs@rtklive.com, deri më datë 30.09.2020në orën 16:00.Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.
Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren par
Shikime 166
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC