Radio Televizioni i Kosovës

Drejtor i RTK Radios

	 	 
KONKURS
 
Drejtori i RTK Radios:
  • Drejtori i RTK Radiosduhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Drejtori i RTK Radiosduhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Drejtori i RTK Radiosemërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Menaxhon veprimtarinë e RTK Radiosnëpajtim me Ligjin e RTK-së,Statutin e RTK-së, dhe Kodin Etik të RTK-së,
  • Administron dhe menaxhon RTK Radion, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  • Përgatitë planin vjetor programor, i cili përmban vëllimin edhe strukturën e programit dhe është në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;
  • Përgatitë raportin vjetor mbi përmbushjen e planit programor me arsyetim për përqindjen e dëgjueshmërisë për disa emisione, posaçërisht për ato të reja;-planifikon dhe organizon proceset e punës në njësinë programore të radios si dhe mbikëqyrja e tyre;
  • Mbikëqyrë dhe është përgjegjës për transmetimin e programit së bashku me transmetimin e reklamave në kornizën ligjore;-mbikëqyrë përmbushjen e planit programor me një numër minimal të ekzekutuesve;
  • Mbikëqyrë arsimimin dhe zhvillimin e kuadrove të reja me perspektivë;-mbajtja e bisedave të rregullta vjetore në njësinë programore;-drejton dhe përfaqëson njësitë programore të RTK Radios;
  • Përgatitë normativat dhe standardet programore;-përgatitë strategjitë zhvillimore për njësinë programore të RTK Radios;-mbanë cilësinë e programit sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
  • Përcjellë harxhimin e mjeteve deri te niveli për çdo emision, që mund të llogaritet çmimi për një minutë të programit;
  • Organizon dhe nënshkruan të gjitha dokumentet mbi afarizmin financiar të njësisë programore të RTK Radios, përfshirë edhe pagesën e punës me honorar;
  • Përgatitë emisionet e reja me përqindjet paraprakisht të përcaktuara të dëgjueshmërisë;
  • Organizon dhe përcjellë dëgjueshmërinë dhe statistikat programore;-organizon arkivin programor;
  • Kryen punë tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm. Ipunësuari për punën e vet në cilësinë e Drejtorit të RTK Radiosi përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm.
Kushtet që duhen plotësuar:
  • Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
  • Të paktën 5vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  • Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese;
  • Standard të lartë të gjuhës shqipenë të folur dhe në të shkruar;
  • Njohje të gjuhës serbedhe të gjuhës angleze;
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  • Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  • Njohuri e programeve MS Word, Excel dhe të tjera;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik të transmetimeve.
Në bazë tëLigjit për RTK-në, Drejtor i RTK Radios nuk mund tëemërohet personi, i cili:
  • Mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik)
  • Ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjektevepolitike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  • Ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave osed) është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg.
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
Bashkëngjitur me këtë dokumentacion, kandidati duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të RTK Radios(deri në 3 faqe).
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës konkurs@rtklive.com, deri më datë 30.09.2020në orën 16:00.Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.
Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasys
Shikime 149
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC