Radio Televizioni i Kosovës

Zv.Drejtor i Përgjithshëm

	 	 
KONKURS
 
Zv.Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së:
  • Zv.Drejtor i Përgjithshëm iRTK-së duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Zv.Drejtor i Përgjithshëm i RTK-sëduhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Zv.Drejtor i Përgjithshëm i RTK-sëemërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;
 
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm e ndihmon dhe e zëvendëson Drejtorin e Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës në punët dhe detyrat në vijim:
 
  • Në menaxhimin e veprimtarisë së RTK-së në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin dhe Kodin Etik të RTK-së;
  • Në administrimin e përgjithshëm dhe menaxhimin e RTK-së, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  • Në mbikëqyrjen e punës së të gjitha shërbimeve, departamenteve dhe njësive;
  • Në zgjedhjen dhe shkarkimin e personelit të RTK-së, në përputhje me ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e punës, Ligjin e RTK-së dhe Statutin e RTK-së;
  • Në marrjen e vendimitlidhur me çështjet e organizimit të brendshëm, të financave dhe të pagave, në bazë të kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së;
  • Në përgatitjen e raportit financiar dhe raportit vjetor të të hyrave dhe të shpenzimeve për vitin paraprak;
  • Në përgatitjene propozimit të planit programor dhe afarist vjetor, i cili është në përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe me mandatin e RTK-së, siç është përcaktuar me Ligjin për RTK-në;
  • Në bashkërendimin e punës së njësive administrative të RTK-së dhe zgjidh brenda kompetencave të tij, mosmarrëveshjet midis tyre;
  • Në ndërmarrjen e masave korrigjuese, pas konstatimit se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme;
  • Në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm, përfaqëson RTK-nëbrenda dhe jashtë vendit;
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në sigurimin e zbatimit të rregulloreve të brendshme të RTK-së;
  • Në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm nënshkruan kontratat e punës dhe kontratat e tjera të parapara me ligj;
  • Në organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në RTK;
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në mbajtjet e kolegjiumeve të rregullta të Menaxhmentit të lartë;
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm në zbatimin e sistemit përkrahës për vendimmarrje;
  • Ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm gjatë aprovimit të akteve dhe rregulloreve të brendshme, në bazë të politikave të përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve;
  • Kryen detyra të tjera, në bazë të Ligjit, vendimeve të Bordit të Drejtorëve të RTK-së dhe udhëzimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Kushtet që duhen plotësuar:
 
  • Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
  • Të paktën 5vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  • Standard të lartë të gjuhës shqipenë të folur dhe në të shkruar;
  • Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës serbe dhe e gjuhës angleze;
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  • Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri mekolegë dhe palë;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik të transmetimeve.
 
Në bazë të Ligjit për RTK-në, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së nuk mund tëemërohet personi, i cili:
  • Mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);
  • Ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjektevepolitike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  • Ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave osed) është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj burg;
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
 
Bashkëngjitur me dokumentacionin e lartëshënuar, kandidatët duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të Transmetuesit Publik të Kosovës –RTK-së (deri në 4faqe).
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës
konkurs@rtklive.com, deri më datë 30.09.2020në orën 16:00.
Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.
Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh
Shikime 234
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC