Aztech Electronics

Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

	 	 

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri.  

Aktualisht Aztech Shpk për zyrën qendrore kërkon të rekrutojë:

Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Drejton procedurat bazë tä RNJ të kompanisë për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
  • Drejton politikat e RNJ duke zbatuar, interpretuar, monitoruar aplikimin e tyre dhe komunikon me Menaxheret e Departamenteve dhe Dyqaneve me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
  • Ndërton, zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit tä RNJ.
  • Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të ndërmarrjes në përputhje me Rregulloren e Punës dhe ligjet e aplikueshme.
  • Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentet e kërkuara.
  • Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe Dyqaneve dhe administron nevojat për trajnim për punonjësit e kompanisë;
  • Mbledh, monitoron, përpunon dhe administron informacionin në lidhje me shpenzimet e personelit,
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

  • Shkollimi Universitar Juridik, Ekonomik (Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale),
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune;
  • Kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;
  • Njohuri të avancuara në legjislacionin në fuqi;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit mund ta dergojn CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com jo më larg se me datë: 26.09.2020.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Shikime 2798
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC