NewCo Ferronikeli Complex

Operator me makineri të rëndë (2), Operator Kamioni-Damperi (2)

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni:                

  1. Operator me makineri të rëndë (2)
  2. Operator Kamioni-Damperi (2)

Departamenti:   Departamenti i Prodhimit

Lokacioni:                Drenas, Kosovë

Përmbledhja e Pozicionit 1. : Operatori me makineri të rëndë sigurohet që të operoi në përputhje me standardet dhe rregulloret e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon sipas udhëzimeve nga eprorët, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase;
  • Kontrollon makinerinë e rëndë sipas procedurave standarde të operimit për të siguruar ngarkim efektiv të materialeve dhe sigurisë për të gjithë personelin;
  • Kryen ngarkimin e skorjes së konvertorëve, shtrirjen dhe grumbullimin e skrapit dhe ngarkime tjera për nevojë të departamentit të prodhimit;
  • Mban hapur dhe mirëmban rrugët në zonen e seperacionit për qarkullim të pa penguar të makinerisë së rëndë, sipas nevojes largon copa të mëdha të xehes së ngjitur nga gëvata e furrës rrotulluse;
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë me makinerinë e rëndë në objektet tjera sipas nevojës.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotëroi diplomë të shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune si operator në makinerinë e rëndë së paku 3 vitet e fundit në operim të eskavatorit, lugës ngarkuese dhe mini luges ngarkuese (skid steer), poashtu kategorinë përkatëse për operim me makineri të rënda;
  • Të posedojë kategorinë “B” të vozitjes (kategoria “C” e dëshiruar);
  • Njohuri për mirëmbajtje bazike të makinerisë së rëndë;
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup.

Përmbledhja e Pozicionit 2. : Operatori në Kamion-Damper sigurohet që të operoj në përputhje me standardet dhe rregulloret e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon sipas udhëzimeve nga eprorët, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase;
  • Operon me Kamion-Damper sipas udhëzimeve të dhëna nga prodhuesi i makinës dhe në përputhje me udhëzimin për përdorim të sigurtë të makinerisë së rëndë;
  • Kontrollon Kamionin-Damperin sipas procedurave standarde të operimit për të siguruar transport efektiv të materialeve dhe sigurisë për të gjithë personelin;
  • Kryen bartjen skories së konvertoreve, skrapit, xehes, linjitëve dhe gurit gëlqeror me Kamion-Damper për nevojë të objektit të zonës së seperacionit magnetik, furnizimit dhe nyjes së xehes;
  • Sipas nevojës bënë transportimin e skorjes dhe materialeve tjera brenda dhe jashtë rrethojes së fabrikës;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune si operator në Kamion mbi 20 ton, së paku 3 vitet e fundit, poashtu kategorinë përkatëse për operim me makineri te rënda;
  • Të posedoi kategorinë “C” të vozitjes;
  • Njohuri për mirëmbajtje bazike të makinerisë së rëndë;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 17/09/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subject:

Për pozicionin 1. “Operator me makineri të rëndë”

Për pozicionin 2. “Operator Kamioni-Damperi”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 896
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC