Shell Kosovo

Jurist/e

	 	 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të sigurojë mbështetje ligjore për të gjitha projektet e kompanisë;
  • Përcjellien e të gjitha ligjeve, udhëzimeve administrative të cilat kanë të bëjnë me natyrën e punës së kompanisë;
  • Dhënia e këshillave ligjore dhe opinioneve të kërkuara nga menaxhmenti;
  • Bën interpretimin dhe këshillimin mbi ligjet e reja, rishikimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të nevojshme;
  • Bashkërëndon aktivitetet me juristat e departamentit dhe zyret e tjera të kompanisë;
  • Harton raporte javore mujore dhe vjetore për aktivitetet e zhvilluara;
  • Gama e punës është e ndryshme dhe përfshinë një bazë të gjerë të punës së përgjithshme komerciale dhe këshilluese:
    • Fushat kyçe do të përfshijnë kontratat e pronës, kontratat e qirasë, menaxhimin e licensimit të pikave shitëse, këshillat rreth kontratave dokumentave dhe marrëveshjeve lidhur me transaksionet pronësore dhe qiratë. 

Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme:

  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për menaxhim të punës nën presion;
  • Shkollimi i lartë juridik, grada Bachelor (përparësi me Master);
  • Njohja shumë e mirë e punës me kompjuter;
  • Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme;
  • Patent shofer kategoria-B, e domosdoshme;
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune.

Aplikimi duhet të bëhet vetëm online duke dërguar CV-në tuaj  me foto përmes e-mail adresës: hr.shell.rks@gmail.com

Në Subjekt le të shënohet pozita për të cilën aplikoni.

Informata shtesë prej orës 8.00 - 17.00 në, tel: +383 49 940 014

Shikime 2720
Kategoria Juridik
Skadon 9 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC