SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë për Dyer të jashtme

	 	 

    FTESE PER OFERTE    

SOS Kinderdorf International është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Kinderdorf International ka nevojë për furnizim si dhe montim të Dyerve të jashtme për 9 objekte që ndodhen në Velani-SOS KDI

Me këtë rast ju bëjmë ftesë për ofertë në përputhje me specifikacionin si më poshtë:

Dyer të jashtme:

  • 8 dyer me dimenzion 220 cm x 102 cm; plastikë; ngjyrë e bardhë; me dritare horizontale në mes (korniza me xhama) me dimenzion 72 cm x 20 cm
  • 1 derë dykrahëshe me dimenzion 136 cm x 220 cm; plastikë; ngjyrë e bardhë; me 5 dritare horizontale (korniza me xhama) me dimenzion 72 cm x 20 cm dhe krahu tjetër 5 dritare horizontale (korniza me xhama) me dimenzion 31 cm x 21 cm.
  • Demontimi i dyerve të vjetra dhe montimi i dyerve të reja Përmirësim i fasadës rreth dyerve pas montimit

Ofertuesit se bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI Vërtetimin Tatimor
  • Garancionin e ofertës, (10% të vlerës së ofertës) me afat prej 45 dite , Dëshmi për përvojën e punës
  • Në ofertë duhet të përfshihet cmimi total për të gjitha  dyert si dhe puna e dorës
  • Planin kohor për implementimin e projektit (ju lutem të cekni ditët e nevojshme për përfundimin e punës) .
  • Çmimi të kuotohet në Euro , pa TVSH
  • Oferta duhet të jetë e vlefshme për 45 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Afati me i shkurter kohorë i ditëve të nevojshme të punës
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Për lehtësim të dorëzimit të ofertave, për shkak të situatës aktuale me pandemi, ofertat mund t‘i dërgoni në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën 17.09.2020.

Dimenzionet e dyerve janë të përafërta prandaj, kompanitë janë të obliguar që të vizitojnë paraprakisht lokacionin, para se ta dërgojnë ofertën. Vizitën mund ta bëni cdo ditë pune prej orës 9:00-12:00, deri me datë: 16.09.2020 Për vizitë ju lutem lajmërohuni paraprakisht në këtë numër telefoni: 044-701-415 ose 038 516- 977.

Shikime 1609
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC