SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë për Sallë

	 	 

   FTESE PER OFERTE   

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë per aktivitetet e ndryshme si dhe aktivitetet ne kuadër të projekteve:

“Aksion i përbashkët për decentralizim”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Europian dhe që zbatohet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatat e Fëmijëve në Kosove, OFAP dhe KMOP e që për qëllim ka të kontribuoj drejt procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

si dhe

-"Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve “i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ne partneritet me HANDIKOS-Shoqata e Paraplegjikëve dhe Fëmijëve me Paralizë në Kosovë I cili ka për qëllim forcimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shërbimet sociale dhe organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime për fëmijët.

Janë të interesuar për një sallë të mjaftueshme, për realizimin e seminareve, konferencave si dhe për aktivitete tjera. Kjo sallë do të përdoret për të implementuar aktivitetet e planifikuara gjatë vitit që do të ofrojnë mundësi për zhvillim professional të punonjësve, shkëmbimin e përvojave me partnerë dhe bashkëpunëtorë, zgjerimin e partneriteteve, promovimin e punës së organizatës etj.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim:

Sallë për konferenca, prezentime, aktivitete të ndryshme e cila ka kapacitet për 40-150 persona Ofrimi I ujit (2 shishe të vogla) për pjesëmarrës gjatë konferencës

Ofrimi I kafes (2 kafe) për pjesëmarrës gjatë pauzave

Dreka për pjesëmarrës (ju lutem të bashkangjisni menynë të cilën e ofroni) Salla duhet të jetë në dispozicion 1 deri 4 herë në vit

Salla duhet të ketë ndricim të mirë dhe të ketë qetësi

Salla duhet të ketë pajisjet si:

  • Projektor,
  • Tabelë për mbajtjen e letrave (flipchart) Mundësi për printim (e preferuar)

Salla duhet të jetë në Prishtinë ose në periferi, jo më larg se 10 km

Dokumentet e nevojshme:

  1. Qertifikata e nr. Fiskal/ NUI
  2. Qmimet e kuotuara në euro pa tvsh
  3. Oferta financiare e ndarë me cmime për: sallë, ujë, kafe dhe drekë
  4. Oferta financiare e nënshkruar ose me llogo zyrtare

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë do të jenë si në vijim:

  1. Përmbushja e specifikacionit sipas Ftesës për Ofertë
  2. Pas plotësimit të kritereve -Çmimi më i lirë

Vlefshmëria e Ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.

Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe vërtetimin tatimor.

Për lehtësim të dorëzimit të ofertave, për shkak të situatës aktuale me pandemi, ofertat mund ti dërgoni në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën: 28.08.2020

Shikime 924
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC